Shtëpi, prona e vetura – përfitimet e majme të Labit nga muzika

Aktuale

Shtëpi, prona e vetura – përfitimet e majme të Labit nga muzika

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 14:19
Labinot Tahiri

Deputeti Labinot Tahiri duket se deri më tani ia ka parë hajrin mjaftë shumë muzikës.

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Tahiri ka deklaruar prona, shtëpi e vetura, të gjitha këto të blera nga të ardhurat e muzikës.

Nga përfitimet muzikore, Tahiri ka blerë shtëpi banimi në vlerë prej 370 mijë eurosh.

Tahiri ka edhe dy parcela tokë me vlerë të dyja nga 160 mijë euro, në pronësi të përbashkët.

E deputeti Tahiri i cili njihet  për fjalimet e tij popullore, ka edhe dy vetura luksoze.

Në AKK ai ka deklaruar veturë në vlerë prej 22 mijë eurosh në pronësi të tijën, ndërsa bashkëshortja e tij një tjetër veturë në vlerë prej 19 milionë eurosh.

Përveq kësaj, Tahiri ka edhe katër detyrime financiare ndaj bankave dhe personave juridik, për kreditë e marra për arsye të ndryshme.

Deklarimin e plotë të pasurisë nga Labinot Tahiri mund të gjenu KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat