Bahtiri me katër shtëpi dhe borxh në bankë

Aktuale

Bahtiri me katër shtëpi dhe borxh në bankë

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 15:35
Agim Bahtiri

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në deklarimin e pasurisë ka përfshirë katër shtëpi në vlerë mbi 100 mijë euro.

Bahtiri ka deklaruar katër shtëpi. Njëra me 320 metra katror në vlerë 860 mijë euro, e paguar me kredi, pastaj shtëpia tjetër me 492 metra e trashëguar nga prindërit në vlerë 200 mijë euro, njëra 300 metra e trashëguar nga prindërit me vlerë 150 mijë euro dhe shtëpia tjetër me 324 metra e trashëguar nga prindërit në vlerë 150 mijë euro.

Të trashëguar nga prindërit, ai ka edhe 17 hektarë tokë bujqësore. Kurse, veturën e ka të tipi Audi Q7 në vlerë 10 mijë euro.

Bahtiri si para të gatshme ka deklaruar 10 mijë euro, por ka detyrim financiar 450 mijë euro për shtëpinë e blerë.

Kurse, pagën vjetore nga komuna e Mitrovicës e ka 17.606 euro. E ai që merr më shumë është fëmija i tij, pasi nga një firmë në Holandë fiton brenda vitit 336 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat