Ramadani: NATO është mbështetëse për Kosovën tash e 20 vjet

Aktuale

Ramadani: NATO është mbështetëse për Kosovën tash e 20 vjet

Nga: Z.B Më: 6 qershor 2019 Në ora: 16:47
Pamje nga vizita

Zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka bërë të ditur se bashkë me ambasadorin Republikës së Kosovës Bernard Nikaj, dhe Atasheun e Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Ajeti, ka pasur kënaqësinë të vizitojë gjatë ditës së sotme selinë qendrore të NATO, siç ka theksuar ai, kanë diskutuar për shtetet anëtare dhe synimin e Kosovës si dhe zhvillimet në transicionin e FSK-së si proces transparent e gradual, avancimin e politikave të sigurisë, përcjell “Bota sot”.

Ramadani këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në rrjetin social Facebook ku ka shkruar se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s.

“Kosova është partner i besueshëm dhe shtet i përgjegjshëm për rolin e vet kontribues në siguri rajonale e me gjerë. Orientimi ynë drejt NATO-s është i drejtë, i qëndrueshëm dhe me mbështetje unanime popullore, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Kosova mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të NATO-s

Kosova është partner i besueshëm dhe shtet i përgjegjshëm për rolin e vet kontribues në siguri rajonale e me gjerë. Orientimi ynë drejt NATO-s është i drejtë, i qëndrueshëm dhe me mbështetje unanime popullore.
NATO është mbështetëse për Kosovën tash e 20 vjet, duke na mbështetur në siguri dhe mbrojtje, edukim, trajnim e avancim të institucioneve të sigurisë, në rend të parë për FSK-në.

Kosova ka miq të përhershëm në NATO.

Bashkë me Ambasadorin e Republikës së Kosovës Bernard Nikaj, dhe Atasheun e Mbrojtjes, Kol. Ahmet Ajeti, pata kënaqësinë që gjatë vizitës së sotme në selinë qendrore në NATO, të diskutojmë me shumë shtetet anëtare për synimet shtetërore të Kosovës, zhvillimet në transicionin e FSK-së si proces transparent e gradual, avancimin e politikave të sigurisë.

#Kosova #NATO #Partneritet #Siguri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat