Mediat online në vend kanë nisur të publikojnë sërish deklarimet e pasurisë nga politikanë të njohur e zyrtarë të tjerë që mbajnë funksione të larta shtetërore.
Shumë prej tyre befasuan me pasuritë e mëdha që posedonin, si për shembull Nasim Haradinaj e Milaim Zeka, ndërsa të tjerë me varfërinë e tyre [për sa bëjmë fjalë për pasuritë e paluajtshme] si Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj.
Por, çështja më delikate e këtij procesi del të jetë verifikueshmëria e deklarimit të pasurisë. Opinioni publik po e merr për të mirëqenë deklarimin që iu kanë bërë pasurive të tyre zyrtarët e lartë përkundër vlerave të përçudshme që kanë vendosur.
Është kryetari i Partisë së Fortë që me sarkazmë i kontribuoi skenës politike, Visar Arifaj, e qet ‘cullak’ mënyrën se si mund t’i vendosësh vlerën në Euro pasurive në posedim.
Visar Arifaj është vëllai i Ardian Arifajt, këshilltarit të presidentit Thaçi.
Një piktuar të titulluar për shaka “Profesionet që më pëlqejnë”, e krijuar sa ai ishte fëmijë, ai e ka vlerësuar me 1 milion Euro gjë që e tregon më së miri mundësinë e madhe për të deklaruar pasurinë në mënyrë të rreme.