Ushtaraku shqiptaro-amerikan: Të arrestohet Xhavit Haliti, ai mund t’i dijë emrat e vrasësve të Konushevcit në 2 mënyra

Aktuale

Ushtaraku shqiptaro-amerikan: Të arrestohet Xhavit Haliti, ai mund t’i dijë emrat e vrasësve të Konushevcit në 2 mënyra

Nga: Bota sot Më: 6 qershor 2019 Në ora: 19:21
Xhavit Haliti

Xhavit Haliti mbrëmë në “Rubikon”, ka folur për vrasjen e gjeneralit Ilir Konushevci në maj të vitit 1998.

Ai ka thënë se “dihet kush ka kryer këto vrasje dhe se nuk është e vështirë të gjendet nga hetuesia”.

E ndaj kësaj deklarate ka reaguar Muharrem Maralusha, ushtarak shqiptaro-amerikan.

Maralusha në një postim në Facebook, ka thënë se Konushevci kishte rrezikuar jetën e tij në një kohë, kur sipas tij, Haliti “fshihej” jashtë Kosovës dhe “dirigjonte te gjitha krimet politike dhe ekonomike që ndodhën në Kosovë gjatë dhe pas lufte”.

Sipas ushtarakut Maralusha, Haliti me deklaratën e tij, ka pohuar se i din emrat e atyre që organizuan pritën për vrasjen e Ilir Konushevcit, përcjell Bota sot.

Ai e ka akuzuar Halitin se ka bërë krim pasi nuk i ka njoftuar organet ligjore për këtë rast.

Sipas Maralushës, kjo është arsyeja pse prokuroria e Kosovës, duhet të jep urdhër për arrestimin e Xhavit Halitit.

Ai ka thënë se Haliti mund t’i dijë emrat e vrasësve vetëm në dy mënyra.

“Xhavit Haliti mundet me i dit emrat e vrasësve vetëm ne dy mënyra: 1) E ka bërë planifikimin e vrasjeve (pritën) vet në person, apo 2) Ka qenë një ndër anëtarët e grupit që e ka përgatitë planin e vrasjes. Nuk ka rëndësi se cili prej këtyre dy opsioneve është i saktë.. në të dy opsionet Xhavit Haliti është (dhe do tjerë të rrethit të tij) fajtor dhe duhet të arrestohet nga gjykata dhe të akuzohet për vrasjen e Ilir Konushvcit apo si bashkëpunëtor i plotëdijshëm në planifikimin e vrasjes”, ka shkruar në Facebook Muharrem Maralusha.

Më poshtë reagimi i plotë i Maralushës pa ndërhyrjen e redaksisë:

Nuk po me rihet betha pa mos me ju pergjegje Xhavit Halitit per deklaraten qe e dha per rastin e vrasjese se Ilir Konushevcit i cili e sakrificoj jeten ne moshen ma te mire te tij per atdheun Kosove, ne nji kohe kur Xhavit Haliti mshifej jasht Kosoves si mini ne birucen e vet, e prej kahi i dirigjonte te gjitha krimet politike dhe ekonomike qe ndodhen ne Kosove gjat dhe mbas lufte. Xhavit Haliti ende kujton se njerezit jane ignoranta sa i perket fajtesis apo pafajsise se tij (Xhavit Haliti) . Une jam mar (ne ni kohe) me luft kunder terorizmit nderkombetar pe ma shume se kate dekada. Une anash jam mare me vrasjet e shum,e personaliteteve ne Kosove gjat luftes dhe me vrasjet qe ndodhen mbas 1 Janari 2000 deri ka fundi i vitit 2005.
Xhavit Haliti me DEKLARATEN E VET E P[OHOJ QE AI I DIN EMNAT E ATYNE QE JA VUNE PRITEN DESHMORIT ILIR KONUSHEVC(LAVDI PER TE DHE FER PER ZEKEN. Ne qdo shoqni civile kur drejtesija demokratike egziston, ai qe i din emnat e atyne qe e kan ba nji vrasje - ky person barazohet si bashkepuntor me vrasesin ne qoftse nuk i njofton organet ligjore. Keshtu qe ky person arestohet dhe qitet para gjykates. E mbasi Xhavi Haliti haptas deklaroj se ai i din se kush jane vrasesit- Prokurorja Kosovare qe momentalisht esht e udhehequn nga bashk-qytetari im Lumezi (Une jame lindun ne Prizren dhe e dij se qfar berlloku/bashkepuntor i UDBES Serbe ka qen babai i tij). Domethon Prokurori Lumezi duhet me e dhane ni urdhe menjihere per arestimin e Xhavit Haliit. Xhavit Haliti mundet me i dijt emnat e vrasesve vetem ne dy mnyra 1) E ka bo planifikim e vrasjese (priten) vet ne person apo 2) K qen nji nder antaret e grupit qe e ka pergatite planin e vrasjes. Nuk ka rendesi se cili prej ketyne dy opcioneve esht i sakt.. ne te dy opcionet Xhavit Haliti esht (dhe do tjere te rethit te tij) fajtor dhe duhet te arestohet nga gjykata dhe te akuzohet per vrasjen e Ilir Konushvcit apo si bashkpuntor i plotedijshem ne planifikimin e vrasjes.

Image
Postimi i Muharrem Maralushes
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat