Thaçi thotë se Daçiqi ka përgjegjësi për gjenocidin serb në Kosovë

Aktuale

Thaçi thotë se Daçiqi ka përgjegjësi për gjenocidin serb në Kosovë

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 19:27
Hashim Thaçi

Para nisjes për në Bratislavë, ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “GlobSec”, presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media ku ka thënë se atje nuk do të takohet me homologun e tij serb Aleksander Vuçiq.

Thaçi ka thënë se në këtë samit do të diskutohet për rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare Kosovë-Serbi. Ai ka thënë se dialogu duhet të vazhdojë pa kushte.

Thaçi ka përsëritur se taksa e vendosur ndaj produkteve serbe do të mbetet në fuqi deri në njohjen e Kosovës nga Serbia dhe se ky proces nuk duhet të kushtëzohet me heqjen e vizave.

Presidenti është pyetur edhe për mbishkrimet në monedha serbe, “Kosova është Serbi”, duke iu referuar ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiq, dhe ka thënë se nuk duhet të merremi me sloganet e njeriut që ka përgjegjësi për gjenocid.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Vuçiq, ka thënë se në Bratislavë do të takohet me zëvendëssekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Philip Ryker, dhe me zyrtarë të tjerë amerikanë, të cilëve do t’u kërkojë ndihmë që Kosova të heqë taksën prej 100 për qind.

Presidenti serb thotë se janë të gatshëm gjithmonë për dialog dhe kompromis për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat