Ish-ushtari i tri luftërave zbulon detaje të pathëna për Nasim Haradinajn dhe Milaim Zekën - Bota Sot
Ish-ushtari i tri luftërave zbulon detaje të pathëna për Nasim Haradinajn dhe Milaim Zekën

Aktuale

Ish-ushtari i tri luftërave zbulon detaje të pathëna për Nasim Haradinajn dhe Milaim Zekën

Nga: N.Sh Më: 6 qershor 2019 Në ora: 20:01
Milaim Zeka dhe Nasim Haradinaj

Ish ushtar i tri luftërave, Bledar Shehu në një shkrim të tij të gjatë, dërguar gazetës kombëtare “Bota sot”, ka reaguar ndaj debatit të fundit të krijuar për luftën e Koshares.

Shehu, i cili ka luftuar në tri luftërat në trojet shqiptare, ka reaguar ashpër edhe ndaj atyre që sipas tij, e kanë keqpërdorur luftën.

Reagim të ashpër ka bërë ndaj Nasim Haradinajt, poashtu edhe ndaj gazetarit të luftës, tash deputet i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zekës.

Shehu, gjithashtu në shkrimin e gjatë të tij, ka përmendur edhe Ramush Haradinajn, Tahir Zemën dhe shumë gjëra të tjera të cilat, thuhen për herë të parë.

Lexojeni shkrimin e plotë, pa ndërhyrjen e redaksisë të Bledar Shehut:

Image
Fotografi nga lufta në Koshare

Ky 20 vjetor i luftës emblematike të UÇK në Koshare, po dëshmon se ende ka lugetër që Kosharen e shohin me frikë.

Burim i kësaj frike janë vet vlerat e kësaj lufte që i vë ne sprovë dhe teston prapësitë e periudhës së përgatitjes, organizimit dhe vet luftës për çlirim.

Tre lugetërit që dolën nga errësira e hipokrizisë së tyre, pas intervistës jubilare të komandantit emblematik të kësaj lufte z. Hisen Berisha realizuar në vet hapësirat e Koshares nga gazetari Astrit Gashi nga Klan Kosova, dhe në studiot e TV Dukagjinit me z. Ermal Panduri dhe penalistët e brishtë e me dije të limituara për të intervistuar një uragan lufte dhe dijesh shkencore, ushtarake, politike e diplomatike si z. Hisen Berisha, na qenkan po ata lugetër që e mbajnë të trembur duke i qëndruar mbi kurriz kësaj shtatoreje lavdie kombëtare, Xhavit Halit – Zeka, Nasim Haradinaj- Bardhi apo komandanti ne kali te bardh tendencë kjo ta ngjaj shokut Tito dhe Milaim Zeka – Guri apo siç e dëgjuam ne media kësaj radhe Komandant Karcelli.

Ai që befasoj më shumë kësaj radhe ishte Milaim Zeka. Arsyeja e befasimit për të keq e këtij të riu DEBATIK-asi ishte për faktin se jemi mësuar që në shumë raste ta dëgjojmë Komandantin Hisen Berisha ta ngrejë në piedestalin e angazhimit të tij me kamera në zonat e luftës. Po ashtu edhe vet Milin siç e quan z. Berisha, të flas në supërlativ për komandantin e besa edhe të adresoj si të vetmin person që mund të flas për të, për luftën dhe se na qenkësh i vetmi komandant që ka bërë lufte dhe ka luftuar dhe vet me ushtarët.

Por, na habiti fakti se ky i etiketuar me shumë epitete na doli bosh dhe me plotë cene te karakterit të tij:

- Se pari shkuarja e tij në Koshare ishte abuzuese pra jo për të publikuar këtë lufte por për të përfituar nga shitja e filmimeve;

- Krahas përfitimit nga këto filmime Mil i 327-tes, kishte qëllim që për këtë të fundit të mblidhte edhe fakte me të cilat do ta furnizonte Hagën;

- Komandant Karcelli, ka deklaruar se i ka mbi 200 orë incizime, e pret buxhet që ti montoj at në film dokumentar. Por, kohët e fundit vërehet një antipati edhe ndaj punës që e ka bërë vet;

- Emisionin e fundit përkrah Nasim Haradinaj , dhe nga qëndrimet dyshuese të shefit të tyre të nëntokës Xhavit Halitit - zekës, na befasoj me reagimin e tij, Mili se edhe filmimet e tija që i kishte bërë ne lufte si heqja e gurëve të kufirit, apo varrosja e ushtarëve serb të vrarë, ra në dilemën e Xhavit Halittit, nëse i ka bë gjatë luftimeve apo “dy javë pas hyrjes së NATO në Kosovë” siç i thoshte Haliti;

- Nuk na befason ky i pa dinjitet që i lëpihet ekscentrik dhe psikopat Nasim Haradinaj, siç bën një “home pet”, edhe pse në kuluare të ngushta Mili jo rrallë e ka deklaruar se shoku Nasim “ia ka shitur gruan” gjatë kohës sa ishte ky i fundit në luftë, atëherë çfarë pritet dinjitoze nga ky soj;

- Pra përgjithësisht kemi të bëjmë me një njeri pa dinjitet pa integritet dhe me hendikepe nga e kaluara e tij involvative në afera te ndryshme;

- Përfundimisht ndaj tij duhet ushtruar padi për keqpërdorim të filmimeve të luftës dhe të njëjtat ti konfiskohen nga Ministria e Mbrojtjes për tu arkivuar në arkivin e Ministrisë;

- Po ashtu të shihet nëse ky profiter lufte përmes kameras dhe që në media po deklaron se ka qenë atje si gazetarë ndërkombëtar, se a e gëzon statusin e veteranit apo invalidit të UCK dhe i njëjti ti mohohet ngase si gazetar ndërkombëtare nuk mund te përfitoj ashtu siç ka bërë me filmimet e Koshares.

Sa i përket njeriut me recidivitet penal e Nasim Haradinajt, çdo fjalë që thuhet atëherë lëndon edhe kujtimin e babait të tij që vërtet nga qëndrimet e deklarimet e shumë njerëzve konsiderohet një atdhetar që ka lënë gjurmë pozitive për tu nderuar.

Nga deklarimet e rralla të Ramush Haradinajt por edhe deklarimet e Komandantit te koshares mësohet se komandant bardhi ka ikur nga fronti sa ishte ne Fshatin Prilep i njohur si “komandanti ne kali te bardhe” pra pretendonte dhe nuk e fshehte se ishte ky “marshalli” dhe se Ramushi dhe luftëtarët tjerë ishin veç se ushtarë të tij.

Nga ikja për në Shqipëri prej ku nuk u kthye më kurrë deri në çlirim të Kosovës, moskthimi në kohë për të ishte rrezik, se Komandant Ramushi ia kishte qu përmes gojëkëqijve disa mesazhe kah nëna, si dezertor që e konsideronte dhe tradhtar. Ky komandanti në kali te bardhe, provoj dhe ia arrit që të integrohej në strukturat e LPK-istëve dhe strukturat e ish sigurimit te shtetit enverist në aspektin ideologjik dhe filloj të faktorizohej në këto qarqe. Me vonë pas zhvillimeve interesante ne Dukagjin kur Ministri i Mbrojtjes Kol. Ahmet Krasniqi e emëroji Komandant të Zonës se Dukagjinit Major Tahir Zemajn dhe Zëvendës të tij Ramush Haradinajn , Komandanti në kali të bardh filloj të rrezoj gurë në qarqet e shtabit të LPK-se ja kush e është Ramushi “një torollak trim dhe se nga politika nuk merr vesh dhe se po na e prishe edhe te vetmen trampoline për integrim ne skenën politike të Kosovës edhe ne si marksist leninist”. “Ky është dhe fundi ynë nëse nuk marrim masa”. Zaten ketë edhe e bene dhe nuk shkoj gjate dhe marrëveshjen e Prapaqanit dhe urdhër emërimet e Ministrit te Luftës z. Krasniqi i prishen i ashtuquajturi kuadri Stalinist i luftës Drejtori Politik apo Komisari Hashim Thaqi qe punonte fort atë bote dhe skilja ne punën e nëntokës Rexhep Selimi i cili bazën e kishte krijuar ne kullën e te sinqertëve deri ne budallak ne Jablanicë.

Ky ishte një shkak i ri për komandant Bardhin – Nasim Haradinaj dhe filloj lojën e tij te futjes ne ekipin e larte diku me komprometim e diku me korrupsion si në rastin e gjeneralit të Sali Berishes, Babushit – Kudusi Lame dhe Kolonelit Dilaver Goxhsjt me shifra prej mijëra markrash gjermane atë botë.

Por ketë e ndihmuan pastaj edhe lugetërit komunist te sigurimit te cilët po i qisnin shkelmat e fundit se u kishte ardhur dita te përziejnë situatën e kombit internacionalist si dikur ne fillet e lirisë komuniste të pas LNC,

Shoku komandant Bardhi, i mbante ne Padesh te Tropojës disa djem te cilën nga pa mundësia dhe duke mos pasur ide , i shin kthyer ne robër te tij dhe i besonin nga mbiemri se vërtetë do bënte diçka për ta qe ti armatoste dhe fuste ne luftë. I mbante këta djem si karrem për të kapur ndoj dore pare mërgimtarësh për gjoja armatosjen e trupave te tij me te cilët i luftonte farkistat e Ibrahim Rugovës e tjera teori konspirative te tipit KGB-ist.

Meqë këto djem qëndronin në zonën e përgatitjes për lufte te trupave te Ministrisë se Mbrojtjes ne Papaj , dhe kontaktet me luftëtarë që përgatiteshin profesionalisht dhe nga oficer ushtarak, filluan te reflektojnë dhe datat ditës ose iu bashkuan atyre ose u larguan duke e parë pashpresën por e dh për ti ikur rrezikut që i kërcënonte nga komandanti i dhunshëm Nasim Haradinaj dhe fuqia e tij qe i vinte nga qarqe te korruptuar si Gjeneral Kudusi Lame, Dilaver Goxhaj etj. dhe qarqe te rajonit te gjere te kufirit e deri ne Tiranën e Fatos Klosit.

Kur po ngushtohej rrethi i veprimit ne Tiranë për Nasim Haradinaj filloi ti sillet QSU ne Papaj gjoja ne emër te disa ushtareve qe kishte aty si dhe me premtimin dhe sjelljen e disa armatimeve qe i mbante neper shtëpi malësorësh dhe duke ju thënë se mund tua vendoste kontaktet me komandantin e divizionit te Kukësit te cilat po se ne lufte ishin te mire se ardhura meqë edhe Brigada e Tropojës dhe reparti tankist i Dizdarit ishin nën komandën e divizionit te “babaushit” siç e quanin Gjeneralin e Sali Berisha, Kudusi Lamën.

Ndërkohë në repartin e QSU Papaj vine ne vizite zyrtare nga Shtabi i Lëvizjes, ne emër te bashkëpunimit dhe gatishmërisë për lufte qe paskan oficeret te FARK-ut, e qe ju kishte folur Nasim Haradinaj, jo pse i donte dhe aq por se i kishte te vetmen mundësi me u kthye ne Kosove pa u pushkatuar nga kushëriri i tij me i ri Ramush Haradinaj , komandant i cili nuk e lëshoj asnjëherë luftën me gjithë vëllezër.

Ne QSU Papaj vine Jakup Krasniqi e Azem Syla në fazën finale të përgatitjeve për luftë, takohen me shefin e shtabit Kom . Agim Ramadani. dhe njihen me përgatitjet e gatishmërinë e tyre për lufte.

Ne largim te lartcekurit e lënë Nasim Haradinajn si kurir ndërlidhës për çfarëdo nevoje qe te kenë dhe qe konsiderojnë se shtabi i lëvizjes mund ti ndihmoj trupat ne Papaj, “ për çfarëdo nevoje qe te keni veç na tregoni përmes ose e dërgoni te ne në Kukës, Nasimin”. Ishte e mjaftueshme kjo pastaj që tu mbetej neper këmbë Nasim Haradinaj me detyrën e personit ndërlidhës me shtabin e përgjithshëm siç e thotë ai me plote gojën duke menduar se po e rrite përgjegjësinë e tij apo thjeshte me grupet luftarake me njëqind komandantë ne drejtimin e Kukësit.

Kjo po që ishte sfide në vete por edhe mençuria e oficerëve të GO3 përkatësisht dhe në veçanti Komandanti gjakftohtë Rrustem Berisha diti ta mbajë nën kontroll pasivizimi total, sipas doktrinës “fute në rresht e mos e armatos”.

Sa herë që merreshin vendime të rëndësishme ata gjenin një formë për ta larguar nga aty. Asnjëherë nuk u pa Nasim Haradinaj në takimet e shtabit të Brigadës dhe takimet operative të komandantëve të njësive. Edhe ditën e komunikimit të urdhrit për sulm Nnasim Hradinaj kishte mare një detyrë taktizuese nga shefi i shtabit GO3 Agim Ramadani, të menduar dhe analizuar mirë që kjo pengesë humane e pa besueshme në asgjë, të shmangej nga dëgjimi i urdhrit dhe nga qenia pjesë e sulmit qendror. Për këtë ju dha një detyrë se ai me disa djem të fshatit Shipshan me të cilët ai kishte raporte komplexe, do të kryenin një sulm mashtrues kah drejtimi i Zogaje apo siç e identifikuan “majën e hekurit” tek posta kufitare verore e “7 Korrikut”. Ashtu edhe ndodhi.

Por , me tu kryer sulmi dhe kapja e objektivave te afërm stabilizimi i vijës së zjarrit dhe marrja e urdhrit për kapjen e objektivave të ardhshëm , shoku “komandant Bardhi” që ishte në pushim për shkak të sakrificës që kishte treguar me sulmin mashtrues më të shtëna të disa predhave të mortajës 60 mm, në afërsi të frontit në prapavijën e thellë në territorin e Shqipërisë u paraqitë disa ditë me vonë apo pikërisht në ditën e 10 të fillimit të sulmit bashkë me Milaim Zeken si gazetarë që kishte autorizime për të depërtuar në për vijat e frontit në emër të një mundësimi që lajmet nga kosharja të transmetoheshin edhe në RTSH komuniste. Pra, vetëm pas vrasjes së Sali Çekut kemi edhe daljen e parë të informimit në televizionin publik shtetëror të Shqipërisë. Deri atëherë ishim në terr informative. Kjo po bëhej pikërisht me shpresën se ashtu siç nuk e nisen operacionin në drejtimin e Pashtrikut edhe informimin e bllokuan me shpresën se do të dështojmë. Por kur shoku Nasim dhe mentorët e tij e panë se kjo luftë s’kishte tërheqje mbrapa dhe po konsolidonte radhët nga djem vullnetar që erdhe nga Drenica 156 ne krye me Valdet Bujupin, 360 nga Nerodimja ne krye me Haki Limanin – Plakun, mbi 300 luftëtarë që i solli Naim Maloku. Pastaj shumë djem më organizime individuale, vrapuan këta kujdestarë KGB-ist që ti rrijnë pran këtij kali të fitores. Ishte ky një veprim mirë i studiuar dhe shih për këtë nuk hezituan dhe në Padesh në komande u duken edhe Babushi - Kudusi Lame, por edhe komandant “Çeliku” si anëtar i shtabit etj. struktura që lëpihej rreth tyre Nasimi e Milaimi etj. Po është e vërtet se kishin menduar që edhe ta zëvendësonin komandantin e operacioni Rrustem Berisha. Shih për këtë siç rrëfen një oficer policie që ato momente po siguronte takimin , ketë tendencë ua kishte thyer vet hero i pa thyeshëm e i pa bindur Hisen Berisha qe kishte shkuar krejt rastësisht dhe e kishte zënë komandantin Rrustem Berisha nën presionin e tinëzarit Nasim Haradinaj që i kishte future në lajthitje edhe burrin që dukëj i matur dhe i qetë Jashar Salihu. Po kishin tendencë, me lejen e “babushit” të që e shiti dinjitetin e mangët për 50 mijë Marka dhe Xhavit Halitit qe nga Hotel “Tirana Internacional” ku bënin politikat meskine me monitorimin e Fatos Klosit në katin e 9, ndërsa në katin e 11 i kishin femrat shqiptarë të sjella enkas nga Kosova dhe treva tjera shqiptare siç rrëfen një luftëtare preshevare, për argëtim seksual kryesisht dhe trafikime narkotike me shefat e sigurimeve super sekrete siç ishte Sabit Geci etj. Që të ndërronin komandanti n e operacionit Rrustem Berishën me Nasim Haradinajn, pasta Xhafer Gashin ta ndërronin me Cen Alickajn, dr. Afrim Sylejmanin ta ndërronin me dr. Time Kadriajn-“Jovanken” e pandare të “Tiotos” siç i etiketonte si ne shaka Cima apo Cen Alickaj edhe drejtpërdrejtë. Po ashtu Anton Quni kishte një gjysmë pajtimi që të qëndroj me forcat e tij nën çfarëdo komande, Fadil Hadergjonaj të kthehej te Tahir Zemaj ne Mamurras, Pren Marashi qe tanimë kishte mare komandën e Bat. 4, ne drejtimin 555, pasi u plagos komandanti Skënder Hasangjekaj ishte veç i pajtuar. Edhe komandantet Skender Rexhahmetaj, Zenun Idrizi, ishte menduar te kthehen ne Mamurras ne se nuk pajtohen. Kurse komandanti Hsien Berisha qe tani me po komandonte me pjesën me te gjere te vijës se frontit ne drejtimin 333, ishte planifikuar dhe të vritej si oficer i Sali Berishës siç paragjykohej dhe Rugovist qe kishte bere edhe një deklarate përkrahëse për Rugovën dhe bindje ndaj kushtetutës se Kaçanikut edhe ne vijën e frontit. Akuzohej po ashtu edhe se ne koordinimi me Sali Çekun qe e kishte nip, kishin planifikuar krijimin e forcave “Skënderbeu” me stema qe dallonin etj. Konsiderohej si person i mos bindur. Për këtë kishin dërguar aty edhe njësitin e “shqiponjave te zeza” siç i quanin dhe një grup qëndronte ne drejtimin e komandimit te komandantit Hisen Berisha dhe një grup ne “tresh” për të kidnapuar Rrustem Berishën. Ky plan dekonspirohet dhe prishet kur për ketë komandanti Rrustem Berisha e njofton Ramush Haradinaj, se çfarë te veprohej me këta individ. Ky i njëjti si luftëtar i madh dhe qe e vlerësonte luftën dhe mbështetjen operacionale qe po i jepte artileria e Brigadës 138 -Agim Ramadani , i kishte thënë ne telefon satelitor vet komandat Rritshmit, “ju jep detyra të hyjnë ne front, e nëse nuk binden q.n. vraji ose te largohen nga aty” ndërsa për Nasimin absolutisht nuk i kishte kaluar hidhërimi dhe i thotë “ se me atë do te kryej pune shkurt sapo te takohet me të ne Kosovë” kjo edhe i shoi ambiciet e këtij rrjeti e pengues te luftës që mentoroheshin nga të komprometuarit e quanin “Shtabit te përgjithshëm” qe tani me po e udhëhiqte i hendikepuari për shkak te vonesës se ardhjes në luftë Agim Ceku.

Kurse lugati i trete i cili me fuqinë qe kishte si një spiun bilateral ne mes UDB dhe Sigurimit te shtetit, e kujt jo tjetër i shërbente, ishte Xhavit Haliti, i cili shquhet për dhelpërinë ne karakterin e tij te shthurur tipik sllavo komunist.

Mbi ndërgjegjen e tij rendojnë edhe shumë gjera te natyrave te ndryshme pulitke, ordinere, financiare, administrative si mbulimi i vrasjeve te caktuara, krijimi i dosjeve fiktive etj. Ky pohon se i kishte siguruar Ministrit Ahmet Krasniqi edhe vendin e banimit, shtabin e tij, i kishte vene ne shërbim si shofer e sigurimi personal nipin e tij Naimin, i kishte zhvatur ne emër te organizimit te krahut të UÇK te organizuar nga Shtabi i LPK, shuma te mëdha milionëshe , te cilat ja vë në pah edhe vet deputeti dhe i preferuari i tij dhe i Nasim Haradinajt, Anton Quni. Mbulimi i vrasjes në Ali Ukës i mbytur me kaçavidë nga cimeri i dhomës te cilin e monitoron dhe mentoron edhe sot e kësaj dite vet Xhaviti, duke mbajte gjithherë poste zëvendësimi ku kontrollon çdo gjë ne rrjedhat politike ne Kosovë e Shqipëri dhe ne koordinim me Serbinë. Sipas përfoljeve nga bashkëpunëtorët e tij te fondit vendlindja thërret edhe ditën kur u vra Ilir Konushevci , kishte një letër me vete për te cilën i ishte sugjeruar qe tua tregonte atyre qe do ta ndalin ne rruge. Ashtu edhe veproi Mërgimi. Por, ata qe e lexuan letrën menjëherë shtinë mbi te dhe e vranë ne vend dhe e plagosen doktorin i cili vdiq nga plagët e për të cilin morën hak mbi njerëz te pafajshëm bosët e Tropojës nga oxhaku i Haklajve dhe Kerrnajeve. U tha se ne letër shkruante “vriteni ketë që po ju sjellë ketë letër”. Letrën ja kishte dhënë vet Xhavit Haliti. Pra, kemi te bëjmë me një figure kontroverse mbi te cilin rendojnë natyra të ndryshme. Prandaj edh shfaqte habinë se si ka mundësi qe luftëtarët e Koshares ta kenë mare garnizonin e koshares ditën e dyte “se di ata po thonë se e kanë mare kazermën, po s’ma merr mendja se kanë mujt, ndoshta edhe e kanë mare nuk e di” hamendëson me gjakftohtësi patologjike”zeka”. Te njëjtin hamendeshim shfaq edhe për deklarimin e Hisen Berishës për numrin e te vrarve, pra 1200, tashme te bartur me kamion sipas deklaratës se Nikë Peraj, qe luftoj me forcat serbe kundër frontit ne Koshare dhe 600 te zënëve rob siç e hamendësonin ndërkombëtaret ndaj Hisen Berishës pas lufte ne repartin e Junikut. Pra e quante një ekzagjerim dhe diçka te pamundshme edhe pse Gjenerali serb ne pension e pohon ketë duke deklaruar numër shumë me te larte se ai zyrtare qe jepin institucionet serbe duke i deklaruar te vrare, vetëm ushtaret e rregullt ne shërbim, si dhe duke mos i deklaruar asnjëherë vullnetaret dhe mercenaret rus të cilët ne postimët e tyre në rrjetet sociale çdo ditë po dëshmojnë për shumë me shumë humbje serbe be Koshare etj. Po ashtu duke mos i deklaruar ata qe u vranë me numër te madh ne drejtimin e Qafës se Morinës dhe Shkoze te Molliqit. I deklaroi ky gjenerali 251 veta vetëm gjate luftimeve ne Kunxhin e Kamenicës, një lufte njëditore kjo. Po tre muaj rresht sa duhet te jet ky numër?!. Pse nuk i deklarojnë serbet këto humbje qe do u shkaktonin termet ne familjet e tyre ne Serbi. Ndaj po i deklarojnë si te zhdukur dhe po kërkojnë llogari nga institucione kosovare lidhur me ta. Por, kanë te drejte ta bëjnë ketë derisa heziton argati i rryer i tyre “zeka”.

Kësaj tresheje lugetërish i listohen edhe disa lugetër me te vegjël te tipit Dilaver Goxhaj, një teoricien demagog komunist që po mundohet te zhvlerësoj luftën e koshares duke u kapur ne disa teori paragjykuese. Përmes deklarimeve te tija ai po tregon se eshët me koncepte te stervjetruara te ushtrive komuniste dhe se për ca lek qe i ka mare gjate luftës e ndoj 50 euro qe i jepet tani, del e spekulon duke fyer luftën dhe gjakun e dëshmoreve te lirisë ne betejën e koshares.

Këto ditë në 20 vjetorin e kësaj beteje, na u ngjall ky lugat nga harresa historisë komuniste, me disa qëndrime që katërçipërisht e nxorën atje ku takon, në mendësinë e njëjtë sllavo komuniste dhe anti shqiptare në bërthamë e me theks në pozicionet historike kundër ekzistencës së popullit shqiptarë të Kosovës dhe identitetit te tyre shqiptarë dhe atij territorial në trevat e Dardanisë. Kjo zaten i ka penguar gjithmonë qarqet armiqësore serbo sllave dhe duke mos synuar pavarësimin e këtij komuniteti shqiptarësh në Kosovë dhe duke i mbajtur nen opiumin ideologjik marksist leninist dhe komunist shqiptarët e varfër nga dija dhe ekonomia ne Kosovë, arritën që regjimi që e ka edukuar Goxhajn të mbijetonte gjatë ne krekosjen e një lufte të hapur me regjimin “titist” që krahasuar me atë “enverist” ishte ne aspektin ideologjik “dy qershia lidhe në një rrëfane”. Pra s’do mend se e kontrollonte kombin shqiptarë përmes ideologjisë komuniste që e kishte selinë e neuronit të të menduarit në Moskë. Ani se regjimi komunist jugosllav përmes vetëqeverisjes të paktën kishte arritur të zhvillonte një ekonomi kapitaliste te kontrolluar nga shteti.

Nuk mundi ti ikte aspak edukatës së tij partiake dhe ideologjike staliniste ky krimbi i vjetruar që po provon të gërryej tejën që ka lenë komunizmi stalinist nëpër Shqipëri. Por, kjo vetëm qasja e tipit komisarit politik dhe ideologjik por edhe në aspektin ushtarak ngjasonte me burimin e edukimit të tij socialist administrativ rus. Zaten nuk kishte hezituar as ti thur himne socializmit si “rruge e rreshtimit të Shqipërisë ne vendet evropiane”. Kurse ne aspektin taktik më dilte edhe më keq se vet gjeneralët serb, ngase ky i minimizoj trupat serbe siç deklaron se “ne Koshare tërhoqët 2000 trupa serbe ne drejtim te Koshares” çka vije ndesh me gjeneralët serb që deklarojnë se ne përballje ne koshare, kishim afër 15 mijë trupa përfshi ushtrinë e rregullt, policinë dhe vullnetaret dhe para formacionet. Po ashtu erdhi ndesh edhe me deklarimet e vet lloftarëve dhe komandanteve te Koshares te cilët deklarojnë se ishim nga fillimi afër 300 pjestar, e deri ne fund te luftës kemi arritur deri ne 1800 pjesëtarë, por jo te gjithë njëherësh ne front por qe kanë kaluar neper front. Ndërsa ky analisti Goxhaj na thotë se ishim deri 5000 luftëtarë. Ajo që e bën edhe më ne gjuhe te njëjtë me serbet është dhe fakti se qe te dy gjeneralët serb dhe ky koloneli shqiptare siç po e quajnë, deklarojnë se janë te vrare 108 pjesëtarë serb, që prezantojnë vetëm ushtaret ne shërbim te rregullt, ne kazermën e Koshares. Por, vete gjeneralët serb deklarojnë se janë deri 251 pjesëtarë te forcave serbe vec në drejtimin e Qafë Morinës dhe në Shkozë të Molliqit, ndërkohë se kjo luhatje po e vërteton deklaratën e oficerëve te Koshares qe deklaruan se duhet te jenë 1800 serb, te vrare ne baze te atyre qe i kërkonin ndërkombëtaret sipas padisë serbe 600 te zënun rob dhe siç deklaron oficeri shqiptarë që ka luftuar ne forcat serbe, Nike Pera se me kaminona i kanë bartur se paku 1200 trupa te ushtareve serb te vrare ne frontin e Koshares. Një përputhje me qëndrimet e atyre që çlirimin e Kosovës nuk e shohin si meritë e vet ushtareve te UÇK dhe popullit që e përkrahi është edhe deklarata se “Kosova nuk është meritë e UÇK por e NATO. Vërtet se NATO ishte forca vendimtare qe çliroi vendin por kurrë s’do te ndodhte kjo pa luftën e ushtrisë çlirimtare te Kosovës. E pengon ketë demagog me edukate serbo ruse edhe fakti se oficeri i UCK ne koshare z. Berisha kishte deklaruar se “ushtria e humbur quhet ajo ushtri që tërhiqet nga fushëbeteja”, e ne Koshare ishte ushtria serbe ajo qe u tërhoq. Ky minilugati polemizon me heroizmin individual te një luftëtari serb qe komandanti i luftës Berisha foli me respekt për trimërinë e tija. Përgjigjen më të saktë ia dhanë këtij minilugati, edhe vete anëtarët e shtabit të UCK në drejtimin e Kukësit, në publikimin e raportit 33 faqesh, në Gazeten “DITA” të Tiranës, ku lidhur me rolin e tij destruktiv në punën e shtabit të UCK dhe vitet e para në Shtabin e TMK, se bashku me sigurims tjerë që ishin instaluar në Shtab derisa detyrohen vete ndërkombëtarët ti deportojnë nga Kosova si persona të rrezikshëm spiunazhi rus.

Por, nuk na befason sjellja e këtij nga se kemi te bëjmë me një dështak qe për 50 euro është në gjendje te ndërroj gjithçka. Po ashtu, ishte i dëshpëruar që nuk i është reaguar ne deklarimet e tija demagogjike për të realizuar misionin e reagimeve te tija për të nxitur përparje ne mes shqiptarëve dhe strukturave institucionale dhe te devalvojne vlerat mbi te cilat po ndërtohet shteti i Kosovës dhe vlerat e lirisë. Pra, strategjia e tij e karakterit ruso-kinez është që ti tërheqë shqiptarët në një fushëbetejë përparjesh ndër shqiptare mbi atë që konsiderohet vlera më e lartë kombëtare UCK dhe Luftën e sajë çlirimtare.

Duhet një komision shtetëror qe te hetohen këta profiter e mashtrues qe po spekulojnë me te vërtetën e luftës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...