Këto janë veturat e shtrenjta dhe luksoze të Thaçit, Haradinajt e Veselit

Aktuale

Këto janë veturat e shtrenjta dhe luksoze të Thaçit, Haradinajt e Veselit

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 20:38
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar të enjten në faqen zyrtare të saj në internet regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtareve të lartë publik, në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave.

Si edhe çdo vit tjetër zyrtarëve të shtetit u është trashur kuleta. Përveç, që kanë shtëpi, banesa, para të deponuara në bankë, janë aksionarë në kompani, ata kanë edhe vetura tejet të shtrenja mijëra euro.

Media ka vëzhguar formularët e pasurisë së disa prej zyrtarëve të lartë të shtetit, konkretisht është marrë me veturat që posedojnë tre krerët e shtetit, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj e kryekuvendari Kadri Veseli.

Hashim Thaçi – president i vendit posedon veturë Audi Q5 në vlerë 15 mijë euro të cilën thotë se ka blerë nga kursimet në vitin 2016.

Kadri Veseli – kryetar i Kuvendit, posedon veturë ‘Jeep’ të cilën thotë se ka blerë 16 mijë e 300 euro nga kursimet në vitin 2014, por që aktualisht vlera e saj pas amortizimit është 12 mijë eur.

Ramush Haradinaj – kryeministër i vendit ka deklaruar veturë në vlerë 8 mijë euro të cilën thotë se e ka blerë në vitin 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat