Anton Berisha: Takimi Merkel-Haradinaj, ngjarje e madhe për Kosovën

Aktuale

Anton Berisha: Takimi Merkel-Haradinaj, ngjarje e madhe për Kosovën

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 21:15
Anton Berisha

Anton Berisha, zv.ministër i Punëve të Jashtme vizitën e kryeministrit Ramush Haradinaj në Gjermani, konkretisht takimin e tij me kancelaren Angela Merkel, e ka quajtur një ngjarje të madhe për Kosovën.

“Vizita e kryeministrit në Gjermani me ftesë të kancelares Merkel është ngjarje e madhe për Kosovën, edhe në kontekstin kohor edhe në proceset që ndodhet regjioni dhe Evropa. Ajo çka e bën të veçantë është se Gjermania ka marrë një rol prijës për Kosovën dhe kjo është me rëndësi”, ka deklaruar Berisha në Dukagjin.

Berisha ka shtuar më tej se takimi i sotëm është rezultati më i madh i Haradinajt por edhe dita më e vështirë politike e tij.

“Ky është rezultati më i madh i tij (Haradinajt) politik prej që është në funksion dhe sot është dita më e vështirë politike për të. Të hysh në axhendën gjermane është përgjegjësi, çka nuk ka ndodh me liderët e rajonit. Kjo është mundësi për vet kryeminsitrin dhe Kosovën që të futemi nën ombrellën gjermane, ku ka rregulla, principe që i çelin Kosovës rrugën euroatlantike”, ka deklaruar Berisha. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat