Zeka: Këta persona do të jenë pjesë e partisë sime

Aktuale

Zeka: Këta persona do të jenë pjesë e partisë sime

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 22:15
Milaim Zeka

Deputeti i Grupit Parlamentar të NISMA Socialdemokrate, Milaim Zeka më 29 qershor do të prezantojë subjektin më të ri politik në Kosovë, Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK).

Zeka tregon se partia e tij do të ketë orientim euro-atlantik kundër vjedhjes së parasë publike dhe i fokusuar për të investuar sidomos në arsim e shëndetësi.

“Është një parti politike që sjellë frymë evropiane, euroatlantike në Kosovë që është në mënyrë apsolute kundër hajnisë së parasë publike. Që ministra, kryeministra politikanë, nuk do të shkojnë në punë me makina të shtetit. Një parti që investon në spitale, çerdhe, në ujë, infrastrukturë në halle të qytetarëve për një arsim cilësor. Më së shumti është degradu arsimi dhe shëndetësia në Kosovë’’, u shpreh Zeka.

Deputeti deklarohet se në partinë e tij janë të mirë se ardhur të gjithë personat që shprehin dëshirë të jenë pjesë e PEK, mirëpo ka edhe ndalesa për persona të caktuar.

“Pikësynimi im është krejt fytyra të reja me qenë. Mirëpo nuk kam ndonjë ndalesë për deputet që i konsideroj të mirë, janë të mirëpritur, por jo gjithkush. E kam një rast që një person e ka shprehë dëshirën me iu bashku partisë dhe i kam thënë se nuk mundet me ardhë. Nuk pranoj deputet që kanë qënë të dënuar qoftë brenda qoftë jashtë për drogë ose prostitucion ose për gjëra për krim që në terminologji evropiane konsiderohet krim. Ky është parimi im’’, tha deputeti.

Tutje, Zeka përmendi disa nga emrat që tashmë i janë bashkuar partisë dhe që sipas tij kontributi i tyre është i nevojshëm për Kosovë.

“Ndër emrat e njohur që do t’i bashkohet partisë është edhe Shpresa Xhakli, arkitekti Përparim Rama e vëllezërit Kojçiçi’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat