Gazetari i Deutsche Welle: Gjermania është kundër taksës, nëse ajo e pengon dialogun

Aktuale

Gazetari i Deutsche Welle: Gjermania është kundër taksës, nëse ajo e pengon dialogun

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 22:39
Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani

Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani, ka thënë se do të ishte dëshpëruese nëse dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë do të zgjaste edhe disa vite të tjera.

“Ka deklarata që nuk janë tepër shpresëdhënëse, ku thuhet se dialogu edhe më tepër vite. Mungesa e zgjidhjes mund të prodhonte incidente dhe gjëra të pakëndshme, më së shumti në Kosovë”, ka thënë Cani për Klan Kosova.

Ai ka thënë se edhe Samiti i Parisit i paralajmëruar të mbahet me 1 korrik mund të mos mbahet.

“Është mundësi reale që Parisi të dështojë nëse Merkel dhe Macron e vërejnë se nuk do të ketë hapa përpara. Gjermania në një periudhë të caktuar nuk ka qenë për heqjen e taksës sepse ka ekzistuar mundësia e ndryshimit të kufirit. Gjermania është kundër taksës nëse ajo e pengon dialogun”.

“Taksa po shndërrohet në problem serioz. Ekziston mundësia e tretë që taksa të futet në fazën fillestare të bisedimeve me palën serbe. Vetëm sa për tu fotografuar vështirë se Merkel dhe Macron do të shkojnë në Paris, nëse nuk shohin marrëveshje. Nuk mund të ketë marrëveshje pa pëlqimin e SHBA-së dhe BE-së. Kosova është problem në oborrin e BE-së. Kosova kurrsesi nuk duhet t’i lejojë vetes që të futet në përçarje në mes të Uashingtonit, Brukselit, Berlinit dhe Parisit”.

“Përfaqësuesit e politikës në Kosovë duhet të ulen dhe të merren vesh mes vete se kah duhet shkojnë. Sa i përket Gjermanisë me vet faktin që është futur në këtë dialog, është e interesuar bashkë me Francën që të arrihet një marrëveshje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat