Këngë e çifteli – Veseli, Lushtaku e Selimi në një odë me Medën e Ermal Fejzullahun

Aktuale

Këngë e çifteli – Veseli, Lushtaku e Selimi në një odë me Medën e Ermal Fejzullahun

Më: 6 qershor 2019 Në ora: 22:44
Veseli, Lushtaku e Selimi në një odë me Medën e Ermal Fejzullahun

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli nën shoqërimin e Sami Lushtakut dhe Sylejman Selimit sonte kanë qenë mysafirë në odën e lagjes Geci në fshatin Llaushë.

Në odë po ashtu të ftuar ishin edhe dy këngëtarët e njohur, Ermal Fejzullahu dhe Meda.

Në këtë aheng kishte muzikë tradicionale, ushqime dhe pije të ndryshme.

Nuk është hera e parë që Veseli, Lushtaku e Sylejmani shihen së bashku në oda.

Ata edhe në të kaluarën, shpeshherë nën shoqërinë e tyre ka qenë edhe presidenti Thaçi e kryeministri Haradinaj, janë parë duke qenë pjesë e ahengjeve të ndryshme që janë organizuar në oda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat