ShBA duan marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë me çdo çmim

Aktuale

ShBA duan marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë me çdo çmim

Nga: F.B Më: 6 qershor 2019 Në ora: 23:30
Mathew Palmer

ShBA me çdo çmim duan që “drama e Kosovës” sa më parë të përfundojë dhe do bëjë gjithçka që në muajt e ardhshëm të pajtojë Beogradin dhe Prishtinën me marrëveshje, përcjell “Bota Sot”.

Këtë e kanë thënë jo zyrtarisht diplomatë perëndimor, duke komentuar porosinë e zyrtarit të Departamentit të Shtetit Metju Palmer se “ShBA do donin që dialogu për Kosovën “urgjent të vazhdojë”. Palmer për “Zërin e Amerikës ka thënë se marrëveshja e ardhshme duhet të jetë e tillë që të mund të “ aplikohet dhe të shitet opinionit të dy vendeve (Serbisë dhe Kosovës).

Burime të gazetës kanë thënë se Palmer edhe më parë është përpjekur që me deklaratat të “motivojë” palët biseduese, por kësaj radhe ka shkuar një hap më tutje, do thotë është më direkt sepse ka thënë” ne shpresojmë se dy palët do të gjenden në gjysmë të rrugës, të bisedojnë, të arrijnë marrëveshje, të realizojnë atë dhe të hapin rrugën evropiane që është e qartë edhe e pastër “.

Kjo porosi do të thotë se administrata e ShBA-ve është pragmatike dhe e vetëdijshme se me marrëveshjen eventuale "asnjëra palë nuk do të jetë plotësisht e kënaqur".

"Administrata e presidentin amerikan Donalt Tramp në shumëçka është fleksibile nga administrata e kaluar dhe dëshiron që të le Beogradit dhe Prishtinës mundësinë e marrëveshjes për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, pastaj do bëjë presion në Haradinajn që trë heq taksën në mallrat serbe deri në takimin e liderëve të Ballkanit që mbahet me 1 korrik në Paris. Një pjesë e administratës amerikane në muajt e shkuar kanë mbështetur Haradinajn lidhur me taksën, por tash janë të vetëdijshëm se Serbia nuk do kthehet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel nëse nuk hiqen taksat, që do ishte shkatërrim i dialogut për Kosovën” kanë thënë diplomatët për “Danas”.

Disa diplomatë theksojnë se zyrtarët e Kosovës munden në samitin e Parisit të njoftojnë se do pjekin taksën që do ishte parakusht që në atë takim të miratohet platforma për vazhdim të dialogut, që do paraqiste “hartën e rrugës” për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Si precizohet në atë dokument mund të përcaktohet dinamik e fazës së re të bisedimeve dhe kush do angazhohet në dialog përveç BE-së që mbetet ndërmjetësuesi kryesor.

"ShBA gjithsesi më fuqishëm do angazhohet për vazhdimin e dialogut për Kosovën sepse frikësohet se drama e Kosovës mund të sjell situatë kaotike nëse nuk gjendet zgjidhje e pranueshme për Beogradin dhe Prishtinën. Konsiderohet se presidenti serb Vuçiq më lehtë do siguronte mbështetjen e opinionit në terrenin vendës në rast të marrëveshjes se presidenti i Kosovës Thaçi që ka shumë telashe të bind opinionin në Prishtinë të pranoj marrëveshjen", kanë vlerësuar diplomatët.

Nuk ka vija të kuqe

Palmer për Zërin e Amerikës ka thënë se ShBA "nuk akne vija të kuqe" në procesin e bisedimeve por kjo nuk do thotë se janë "të hapura të gjitha opsionet ". "Ne nuk shikojmë në afate kohore, mbështesin normalizimin raporteve mes Serbisë dhe Kosovës dhe do dëshironim të shohim se dialogu do vazhdojë sa më parë që është e mundshme dhe dy palët të pajtohen për normalizimin gjithëpërfshirës në kohë reale. A do të jetë kjo këtë vit, nuk mund të parashikohet", ka thënë Palmer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat