Abdyli i LDK-së: Duhet të kemi vija të kuqe me PDK-në

Aktuale

Abdyli i LDK-së: Duhet të kemi vija të kuqe me PDK-në

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 00:08
Haxhi Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, i ftuar në emisionin DPT te Fidani, ka deklaruar se sipas tij LDK duhet të vendosë vija të kuqe sa i përket një koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës.

“ME PDK-në duhet të kemi vija të kuqe. Çdo qeverisje e LDK me PDK ka mbaruar me tradhti” tha Avdyli.

Ai madje shtoi se rrëzimi i një koalicioni është gjë normale, por që sipas tij rrëzimi i qeverisë Mustafa “ka ndodhur në mënyrë tinëzare”.

Sipas Avdylit, ka tendenca që votuesin besnik të LDK-së ta ndajnë nga partia, por që sipas tij besimi në këtë parti po rritet.

“Po duan ta ndajnë votuesin tonë besnik nga LDK-ja, kjo (një koalicion me PDK-në) do ta shkatërronte këtë besim i cili po rritet çdo ditë e më shumë” shtoi ai.

Ndërsa sa i përket një koalicioni të mundshëm mes LDK-së dhe Vetëvendosjes, Avdyli tha se së pari është e rëndësishme përafrimi i programeve e jo të flitet se kush do ta merr kryeministrinë, ose kush si ti ndajnë ministritë. Ai tha se edhe pse ka rezerva sa i përket VV-së, gjithsesi ato duhet të tejkalohen për interesin e qytetarëve.

“Kemi shumë rezerva edhe për Vetëvendosjen, por mendoj se ato duhet të tejkalohen për interesin e qytetarëve. Qeverisje e mirë e me njerëz me duar të pastra” tha Avdyli.

Avdyli gjithashtu e morri shembullin e bashkëpunimit mes dy partive gjermane, njëra e djathtë (CDU) dhe tjetra e majtë (SPD), e që sipas tij tregon se dy parti me ideologji të ndryshme mund të bashkëpunojnë për të mirën e qytetarëve.

I pyetur se a do të mund të merrnin votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë në rast të një koalicioni parazgjedhor me Vetëvendosjen, ai tha se “nëse ndarazi i kemi 61, mendoj se së bashku mund t’i kemi 70”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat