Daçiq i përgjigjet Ambasadës amerikane pse shkroi “Kosova është Serbi” në 100 dollarë

Aktuale

Daçiq i përgjigjet Ambasadës amerikane pse shkroi “Kosova është Serbi” në 100 dollarë

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 08:09
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq përsëri ka mbështetur veprimin e tij edhe pas reagimit nga Ambasada amerikane në Beograd.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq i është përgjigjur Ambasadës amerikane në Beograd duke shpjeguar pse në kartmonedhën prej 100 dollarësh kishte shkruar “Kosova është Serbi”.

Ai i ishte bashkuar thirrjeve nga interneti që në kartmonedhën e 100 dollarëve me figurën e Benjamin Franklin të shkruajnë “Kosova është Serbi”.

Ideja e aksionit filloi të shpërndahej shumë duke marrë parasysh se monedhat kalojnë nga “dora në dorë”.

Pas publikimit të fotografisë së Daçiqit kishte reaguar Ambasada amerikane që e ka ftuar të ketë më shumë kujdes për fjalët e Franklinit, transmeton lajmi.net.

“Në vend se të shkatërrohet kartmonedha me figurën e një personi të shquar amerikan si Benjamin Franklin, ministri Daçiq ndoshta duhet të mendojë më mirë për deklaratën e tij: Rri në luftë me prindërit tuaj dhe në paqe me fqinjtë tuaj”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës për “Radio Evropa e Lirë”.

Por, Daçiq i është përgjigjur Ambasadës duke thënë për “Sputnik” se: “Nuk e kam shkatërruar kartmonedhën nga 100 dollarë, e as nuk e kam ofenduar figurën e Benjamin Franklin, vetëm kam vepruar në përputhje me idenë e atij mësuesi dhe shtetasi të madh amerikan”, transmeton lajmi.net.

“Serbia gjithmonë do të luftojë kundër çdo narko shteti të rremë dhe gjithmonë do ta promovojnë faqen me fqinjtë tanë. Serbia nuk do ta trajtojë kurrë tokën e saj si fqinje njësoj siç nuk do ta bënte as Amerika. Njësoj siç nuk do ta bënte as Benjamin Franklin. Ajo që kam bërë është respektim i principeve univerzale të njohjes së shteteve, edhe i SHBA-së edhe i Serbisë”, theksoi Daçiq.

Ai po ashtu përkujtoi një porosi të Benjamin Franklin që thotë: “Ai që ka durim mund t’i ketë të gjitha ato që dëshiron”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat