Haradinaj merr pjesë në “Lutjet e mëngjesit” në Berlin

Aktuale

Haradinaj merr pjesë në “Lutjet e mëngjesit” në Berlin

Nga: A.M. Më: 7 qershor 2019 Në ora: 09:16
“Lutjet e mëngjesit” në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në “Lutjet e mëngjesit” në mëngjesin e sotëm në Berlin.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se në këtë ceremoni me karakter ndërkombëtar ka theksuar rëndësinë e tolerancës dhe punës së përbashkët për paqen.

Postimi i plotë:

Këtë mëngjes, gjatë vizitës zyrtare në Berlin, kam marrë pjesë në “Lutjet e mëngjesit”, ku ishin të pranishëm personalitete të ndryshme nga mbarë bota, ministra dhe deputetë të Bundestagut gjerman.

Në këtë ceremoni me karakter ndërkombëtar ritheksova rëndësinë e tolerancës dhe punës së përbashkët për paqen.

Ndjenjë e mirë që Kosova është pjesë e pandashme e këtyre takimeve të personaliteteve të kulturës, biznesit dhe politikēs, që promovojnë paqen dhe mirëbesimin ndërmjet njerëzve dhe kombeve, në familje dhe në shtet!

RH

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat