Haradinaj në Berlin, ky është lajmi i fundit rreth vizave

Aktuale

Haradinaj në Berlin, ky është lajmi i fundit rreth vizave

Nga: D.RR Më: 7 qershor 2019 Në ora: 10:15
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës së tij në Berlin ka takuar deputetët e Bundestagut gjerman, ndërsa ka njoftuar se ata po e mbështesin procesin e liberalizimit të vizave, përcjellë "Bota sot".

Haradinaj ka falënderuar ata për mbështetjen e madhe në këtë proces, e gjithashtu edhe për konsistencë sa i përket mbrojtjes së fuqishme të pozicionit tonë në dialogun me shtetin serb.

Postimi i plotë:

Në kuadër të vizitës zyrtare në Gjermani, sot në Berlin, pata një takim shumë të frytshëm pune me deputetët e Bundestagut gjerman, Johan Wadephul CDU/CSU, Peter Bayer, CDU/CSU, Christian Schmidt, CDU/CSU. I falënderova deputetët e CDU/CSU për kujdesin e treguar për Kosovën, përfshi mbështetjen e madhe dhënë vendit tonë në procesin e liberalizimit të vizave. Po ashtu i shpreha mirënjohje Parlamentit gjerman për konsistencë sa i përket mbrojtjes së fuqishme të pozicionit tonë në dialogun me shtetin serb, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat