Fol Kadri, kah i erdh gjithë kjo pasuri Violetes?

Aktuale

Fol Kadri, kah i erdh gjithë kjo pasuri Violetes?

Nga: N.Sh Më: 7 qershor 2019 Në ora: 10:26
Violeta dhe Kadri Veseli

Në deklarimin e pasurisë të liderëve politik dhe familjarëve të tyre, gruaja e kreut të Kuvendit dhe të PDK-së, Kadri Veselit, Violeta duket se është më e pasura ndër gratë e liderëve shtetërorë.

Violeta posedon një banesë në vlerë prej 97 mijë eurove.

Ajo ka edhe para të gatshme, mbi 5 mijë euro në dy banka.

Ndërsa merr pagë vjetore nga MASHT prej 3 mijë e 420 euro si dhe pagë vjetore nga Kobit PC mbi 17 mijë e 640 euro.

Në total pasuria e saj kalon mbi 123 mijë euro.

E pas kësaj, Petrit Zogaj nga shoqëria civile, ka pyetur kreun e Kuvendit, se ka i erdhën gjithë këto pasuri gruas së tij?

Ai përmes një shkrimi në Facebook, thotë se, prapa kësaj pasurie qëndron një organizim kriminal.

“Meqë debati është i banalizum dhe Facebook po është platforme banale, po e çojmë deri ne fund këtë banalitet. Kadri, a po kallon Ti se kah i erdhën këto pasuri gruas tende? E kur te na kallxoni këtë, kemi me e detyru Riten me na kallxu te vetat.

E për të thënë më qartë, mbrapa krejt kësaj pasurisë që po prezantohet nga kjo elita kleptokrate e Kosovës, qëndron një organizim kriminal”, shkruan Zogaj, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat