Thaçi arrin në Bratisllavë, gjatë ditës iu flet diplomatëve amerikanë për arritjet e Kosovës

Aktuale

Thaçi arrin në Bratisllavë, gjatë ditës iu flet diplomatëve amerikanë për arritjet e Kosovës

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 11:51
Thaçi arrin në Bratisllavë, gjatë ditës iu flet diplomatëve amerikanë për arritjet e Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka arritur në Bratisllavë të Sllovakisë ku do të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Globsec.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku po ashtu ka bërë të ditur se takimin e parë do ta ketë me Philip Ricker, diplomatin që ka njohuri të mëdha për Kosovën.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se në panel të me homologun e tij serb dhe malazez do të flasin për rëndësinë e arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbinë për rajonin.

Ndërkaq në takimet e tjera me diplomatë e senatorë amerikanë, Thaçi do të flas për të arriturat e Kosovës në këto dy dekada.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sapo arrita në Bratislavë të Sllovakisë, për të marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar të GlobSec. Takimin e parë e kam me Philip Ricker, diplomatin amerikan që e njeh shumë mirë rajonin tonë. Më pas, në panel me Presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq dhe atë të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të flasim për rëndësinë e arritjes së marrëveshjes paqësore ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe dobive që sjellë ajo për vendet tona dhe tërë rajonin. Në takimet e tjera me diplomatë e senatorë amerikanë do të flasim për të arriturat e Kosovës në këto dy dekada. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat