Takimi Thaçi - Reeker, u bisedua për mundësinë e vazhdimit të dialogut

Aktuale

Takimi Thaçi - Reeker, u bisedua për mundësinë e vazhdimit të dialogut

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 13:22
Presidenti Thaçi dhe Reeker

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në margjinat e forumit ndërkombëtar GlobSec në Bratislavë, takoi diplomatin amerikan Philip Reeker, zëvendës sekretar i shtetit për Evropë dhe Euroazi, me të cilin bisedoi për vazhdimin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi dhe diplomati Reeker diskutuan për mundësinë e arritjes së një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

"Është proces i vështirë, por ende besoj që mund të arrijmë një marrëveshje paqësore, finale e gjithëpërfshirëse", u shpreh Thaçi.

Nga ana tjetër, Philip Reeker, u pajtua për nevojën e vazhdimit të dialogut dhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Presidenti Thaçi ka theksuar se angazhimi amerikan në këtë proces është garancë për Kosovën.

"Angazhimi amerikan është besim dhe garancë për Kosovën në procesin e dialogut", ka thënë presidenti Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat