VV kërkon të ndalen tekstet e reja shkollore

Aktuale

VV kërkon të ndalen tekstet e reja shkollore

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 13:52
Pamje nga konferenca

Lëvizja Vetëvendosje konsideron se procesi i teksteve të reja shkollore duhet të kthehet në pikën zero dhe të fillojë nga e para, pasi, sipas tyre ka shumë parregullsi në këtë proces.

Në lidhje më këtë VV, bëri të ditur se do të ketë një seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje.

Deputeti i kësaj partie, Ismajl Kurteshi përmes një konference për media, theksoi se nevojën që tekstet e reja për nxënësit të ndalohet.

“Bazuar në vërejtjet që i kanë dhënë ekspertët kanë defekte për shkak mos respektimit të procedurave. Për gjatë këtij procesi për shaka të shkeljeve dhe mungesës së jo seriozitetit dhanë dorëheqje dhe u larguan. Mangësitë fillojnë tek konkursi, dhe asgjë nga këto kritere nuk po respektohet nga ministria. Kjo është shkelje e ligjit dhe rrezikim flagrant. Në këto kushte të gjithë e kanë kuptuar se në ministri kanë dashur të hapin një tender më shumë sepse vlera e këtij tenderi është rreth 10 milionë euro. Bashkangjitemi kërkesës së ekspertëve që procesi të kthehet nga zero. Sugjerojmë ministrin që mos të ngutët me i nënshkru kontratat, por të pres që të gjithë të kenë fjalën e vet”, tha Kurteshi.

Deputetja Arbëria Nagavci shprehi dyshimet e saj mbi punën te recezentët, duke thënë se tekstet që do të mësojnë nxënësit tanë, u aprovuan brenda një vikendi në një hotel në Shqipëri.

“Skandali më i madh ishte që procesi i vlerësimit të recezentët të zgjas mbi 40 ditë, ministria i mblodhi të gjithë brenda 1 jave, dhe iu pamundësua që ata të bëjnë punën profesionale të tyre. Në tekstet e reja kanë shumë pakënaqësi shkencore, përzierje të kompetencave dhe shumë të reja. Këto tekste do vështirësojnë dhe më shumë punën e mësuesve”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat