Vuçiq: Pyesin për ndarjen e Kosovës por askush nuk pyet nëse do të arrijmë një marrëveshje

Aktuale

Vuçiq: Pyesin për ndarjen e Kosovës por askush nuk pyet nëse do të arrijmë një marrëveshje

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 15:00
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka deklaruar se kudo që shkon, e vetmja çështje është nëse do të ndodhë ndarja e Kosovës apo shkëmbim territoresh, por askush nuk pyet nëse do të arrihet një marrëveshje që do të rregullonte marrëdhënien në mes serbëve dhe shqiptarëve.

Ai në forumin ‘Globsec2019’ në Bratislavë, tha se është më e rëndësishme se çfarë do të bëjmë për popujt dhe shtete tjera.

Vuçiq: Askush nuk pyet nëse do të arrijmë një marrëveshje në mes serbëve dhe shqiptarëve

“Kudo që shkojmë dhe kurdo që kemi këto lloj panele, e vetmja çështje është nëse do të ndodhë ndarja e Kosovës, shkëmbim territoresh ose si do që e quani dhe askush nuk pyet nëse do të arrijmë një marrëveshje që do të rregullonte marrëdhënien në mes serbëve dhe shqiptarëve dhe nëse do të bëjmë diçka për veten tonë, që do të thotë se është më e rëndësishme se çfarë do të bëjmë për popujt dhe shtete tjera. Është në rregull që gjermanët, amerikanët, rusët dhe të tjerët janë të interesuar në këtë çështje, por çështja më e madhe e rëndësishme për ne janë ata që jetojnë atje dhe duhet të bëjmë diçka për të ardhmen tonë”, ka thënë ai. 

Ai tha se gjendja nuk është ndër më të mirat dhe se është pesimist sa i përket të ardhmes por theksoi se të gjithë duhet të angazhohen për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për të gjetur një zgjidhje të mundshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat