Albulena Haxhiu deklaron pasurin, kaq para ka të gatshme në bankë

Aktuale

Albulena Haxhiu deklaron pasurin, kaq para ka të gatshme në bankë

Nga: A.M. Më: 7 qershor 2019 Në ora: 15:08
Albulena Haxhiu

Deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, e ka bërë edhe deputetja  e Lëvizjes Vetëvendosje, në Kuvendin e Kosovës, Albulena Haxhiu.

Deputetja e VV-së ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një banesë dhe një tokë.

Banesa ka vlerën 60 mijë euro e cila është në pronësi të bashkëshortit të saj, kurse është blerë nga shitja e tokës. Po ashtu, toka ka vlerën e 12, 500 mije urove e trashëguar nga prindërit e bashkëshortit të saj.

Haxhiu ka deklaruar se bashkëshorti i saj posedon një veturë të tipit Zafira e cila është në  vlerë  të 6 mijë eurove, që është blerë me kredi.

Para të gatshme në deklaruar në institucion financiar apo në bankë i ka vetëm 60 euro.

Po ashtu, ka treguar se detyrime financiare mbi 18 mijë euro.

Të hyrat vjetore të Haxhiut nga Kuvendi i Kosovës arrijnë shumën e 26,711 euro.

Kurse, bashkëshorti i saj merrë dy paga njërën nga Lëvizja Vetëvendosje dhe tjetrën nga Kuvendi Komunal i Malishevës. Si dhe kompensim nga Organizata Fol me shumë prej 50 eurove.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat