VV-ja me kritika të shumta ndaj teksteve të reja shkollore, kërkon kthim prapa të tyre

Aktuale

VV-ja me kritika të shumta ndaj teksteve të reja shkollore, kërkon kthim prapa të tyre

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 15:21
Ismajl Kurteshe dhe Arbërie Nagaci

Lëvizja Vetëvendosje ka kritika të shumta ndaj formulimit të teksteve të reja shkollore, duke i renditur gjitha parregullsitë që sipas tyre kanë ndodhur.

Për këtë arsye, kjo parti ka kërkuar që gjithë procesi të kthehet në pikën zero dhe të fillohet nga e para. Për të arritur këtë ata njoftuan se do të thërrasin dhe një seancë të jashtëzakonshme për të bërë presionin e duhur.

Deputeti i kësaj partie, Ismajl Kurteshi përmes një konference për media theksoi se nevojën që tekstet e reja për nxënësit të ndalohen dhe gjithë procesi të kthehet prapa.

Sipas tij, ka defekte për shkak të mos respektimit të procedurave, shkeljeve dhe jo seriozitetit gjatë gjithë procesit në formulimit të teksteve  të reja shkollore.

Deputeti i VV-së gjithashtu shtoi dyshimet e tij për manipulime duke thënë se nga 46 tekste që do të duhej të bëheshin, 30 prej tyre i ka fituar vetëm një shtëpi botuese, ajo e Dukagjinit.

Kurteshi: Ministria ka qenë e interesuar vetëm të hap një tender më shumë, vlera e tij është 10 milionë euro

“Drejtuesit e Ministrisë, përfshi ministrin kanë qenë të interesuar të hapin një tender më shumë, se sa një konkurs përmbajtësor  i cili do të zgjidhte një problem të madh. Përkujtojmë se vlera e këtij tenderi është diku rreth 10 milion euro. Lista përfundimtare e teksteve që do të botohen është 46, kurse 30 prej tyre i ka fituar vetëm një shtëpi botuese. Kjo është shtëpia botuese Dukagjini, kurse katër të tjera të gjitha bashkë i kanë fituar 16 botime të cilën e konsiderojmë të padrejtë... procesi të kthehen në zero dhe të fillojmë nga fillimi për të realizuar atë që është qëllim publik dhe interes i nxënësve. Ne i sugjerojmë ministrit që mos të ngutet me nënshkruar kontratat, por të pres analizën dhe vërejtjet”, tha ai.

Ndërkaq deputetja tjetër e VV-së Arbërie Nagavci u fokusua më shumë tek  puna e  resecentëve të këtyre teksteve shkollore, tha se tekstet që do të mësojnë nxënësit, u aprovuan brenda një vikendi në një hotel në Shqipëri, pa respektuar asnjë kriter që duhej të zgjaste mbi 40 ditë.

Siç thotë deputetja Nagavci ky proces është i delegjitimuar dhe po rrezikohet shumë, si në aspektin përmbajtësor të nxënësve, ashtu dhe atë financiar.

Nagavci: Ky proces është i delegjitimuar

“Në tekstet e reja janë evidentuar përsëri gabime përmbajtësore, didaktike dhe teknike. Në tekste ka shumë pasaktësi shkencore, të kompetencave dhe plot gabime të tjera. Nuk ka tematik dhe ushtrime që nxisin ndërthurjen e dijeve  ndër fushave ndër kurrikulat. Dhe kur e dina sfidat tek kurrikulat e reja, këto tekste do të vështirësojnë më shumë punën e mësimdhënësve...ky proces është i delegjitimuar dhe ne rrezikojmë tashmë përmbajtësish në kuptimin e shkollimit të nxënësve tanë, përveç aspektit financiar që tashmë e përmendi dhe zotëri Kurteshi. Andaj duhet urgjentisht që ministri i Arsimit të ndaloj këtë proces dhe mos të nënshkruaj për vijim më tutje. Ne do të thërrasim një seancë të jashtëzakonshme për  këtë çështje dhe për tu siguruar se ministri nuk do të vazhdoj me këtë proces dhe nuk e fut Qeverinë në obligime ligjore dhe financiare para se të sqarohen të gjitha çështjet që janë ng ritur në mënyrë publike”, u shpreh Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat