Haradinaj: Kosova në pozicion të ri me Gjermaninë, kjo po i bën xheloz disa politikanë

Aktuale

Haradinaj: Kosova në pozicion të ri me Gjermaninë, kjo po i bën xheloz disa politikanë

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 15:37
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur konferencë për media pas kthimit nga Berlini, ku zhvilloi takime me deputetët e Bundestagut gjerman dhe kancelaren Angela Merkel.

Haradinaj ka thënë se tashmë Kosova është në një nivel tjetër të marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermaninë, tashmë janë tamam bilaterale. Kosova është trajtuar si një shtet bilateral, jo vetëm të respektohet në organizimet ceremonial, por në çdo element. Nëse i merrni detajet e vizitës, temat që janë diskutuar që po i flas këtu, vërehet se ka një përparim në marrëdhëniet tona. Unë i falenderoj edhe njëherë kancelaren Merkel dhe të tjerët, që me kaq seriozitet e kanë kthyer Kosovën në një shtet bilateral”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, Haradinaj ka thënë se këto takime dhe avancime të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë, kanë bërë xheloz edhe disa politikan në Kosovë.

“Nuk është për t’u injoruar fakti që këto zhvillime i bëjnë xheloz edhe disa politikan në Kosovë. Edhe mua më ndodh ndonjëherë të mërzitem kur i shoh të tjerët duke pasur sukses, çka me bo. Por thelbi nuk është aty, thelbi është që tani e shohim Kosovën në një pozicion të tillë”, ka përfunduar kryeministri.

Haradinaj për takimin në Berlin: Tema e kufijve është e mbyllur

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur konferencë për media pas kthimit nga Berlini, ku zhvilloi takime me deputetët e Bundestagut gjerman dhe kancelaren Angela Merkel.

Haradinaj ka thënë se është konfirmuar serioziteti i Kosovës për agjendën e integrimeve evropiane dhe euroatlantike.

“Mund të them që nga kjo vizitë dhe zhvillimet që kanë ndodhur në Berlin, Kosova është në një nivel tjetër të marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë”, ka thënë Haradinaj.

I pyetur se a është temë e mbyllur ndryshimi i kufijve, kryeministri ka thënë se beson se Samiti i Berlinit e ka përmbyllur një ide të tillë dhe tashmë nuk ka më diskutime rreth kësaj teme.

“Ne kemi theksuar edhe njëherë se jemi të interesuar për arritjen e Marrëveshjes Përfundimtare me Serbinë me kufijtë egzistues”, ka deklaruar Haradinaj.

Kryeministi ka thënë edhe njëherë se është mirë që të gjithë liderët të jenë unifikues dhe mos të lejojnë dilema në qëndrimet e krerëve shtetëror, duke iu referuar edhe vizitës së Thaçit në Bratislavë.

***

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj është kthyer në Kosovë, pas vizitës dy ditore që kishte në Gjermani.

Në një konferencë me gazetarët, Haradinaj ka shpalosur për takimet që zhvilloi me kancelaren, Angela Merkel dhe zyrtarë të tjerë gjermanë.

“Në Berlin qëndron një grup teknik për implementim për liberalizmin e vizave.

Kosova e ka arrit një nivel të lartë të marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë për gjitha temat. Me këtë vizitë është konfirmuar serioziteti i Kosovës në punët e shtëpisë”, ka deklaruar ai

Konferenca e Haradinajt pas kthimit nga Berlini

Kryeministri Ramush Haradinaj po mban konferencë për media pas kthimit nga vizita zyrtare në Berlin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat