Ish-ndërmjetësja e bisedimeve ua thotë në sy Thaçit e Vuçiqit: Ma keni thyer zemrën - Bota Sot
Ish-ndërmjetësja e bisedimeve ua thotë në sy Thaçit e Vuçiqit: Ma keni thyer zemrën

Aktuale

Ish-ndërmjetësja e bisedimeve ua thotë në sy Thaçit e Vuçiqit: Ma keni thyer zemrën

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 15:50
Catherine Ashton

Catherine Ashton u ka thënë Thaçit dhe Vuçiqit se ia kanë thyer zemrën.

Ajo e thotë këtë pasiqë thotë se në kohën kur ajo ka qenë e angazhuar për bisedimet Kosovë  – Serbi, të dyja vendet kanë arritur një marrëveshje mjaft të vështirë.

“Mund tu them presidentëve të Kosovës dhe Serbisë që ka qenë privilegj jo vetëm t’u ndihmoj ju, jo vetëm juve, por popujt që përfaqësoni. Në atë kohë këta të dy nuk ishin presidentë dhe dua të shprehë mirënjohjen time që keni punuar shumë dhe keni arritur diçka që dukej e pamundshme. Por, kjo më thyen zemrën tani sepse kur kujtoj se arritja e marrëveshjes së parë ka qenë shumë e vështirë dhe unë nuk kam besuar që nga ajo kohë ende keni probleme të tilla. Unë e kuptoj presidentin Gjukanoviq që me këtë proces është më i frustruar, sepse ju duhet të bëni më shumë. Në këtë dhomë ka shumë njerëz që mund t’ju ndihmojnë, çka mund të bëjmë më shumë që të keni mirëbesimin e njerëzve dhe tu japë hapësirë që të bisedoni. Sinqerisht unë nuk besoj që në këto momente keni edhe mundësi të bëni diçka”, ka thënë Ashton.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...