Pas panelit, Thaçi dhe Vuciq vazhdojnë bisedat

Aktuale

Pas panelit, Thaçi dhe Vuciq vazhdojnë bisedat

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 17:48
Pamje nga takimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq pasi kanë përfunduar diskutimet në panelin e Forumit “GlobSec”, kanë vazhduar diskutimet edhe jashtë.

Në një fotografi të siguruar nga lajmi.net shihet Thaçi dhe Vuçiq, duke biseduar, derisa ndërmjet tyre shihet edhe baronesha, Catherine Ashton, e cila ishte ndërmjetësuese e marrëveshjes në vitin 2013.

Ajo më herët kishte kërkuar nga dy presidentët që të bëjnë më shumë për të arritur një marrëveshje ndërmjet dy shteteve.

Duket, se taksa nuk është duke penguar presidentin Vuçiq për të vazhduar bisedimet me palën kosovare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat