Haradinaj: Në Berlin iu dha shtytje liberalizimit por nuk u diskutua për kufijtë

Aktuale

Haradinaj: Në Berlin iu dha shtytje liberalizimit por nuk u diskutua për kufijtë

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 17:51
Ramush Haradinaj

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka deklaruar se gjatë vizitës në Berlin iu është dhënë shtytje liberalizimit të vizave, derisa ka shtuar se Gjermani po qëndron një grup teknik, profesional i cili vazhdon ende me punë dhe ballafaqim të të dhënave për implementim të vendimit për liberalizim dhe vendimin pro liberalizimit të Gjermanisë.

Ai pas kthimit nga kjo vizitë pune, është shprehur optimist se Kosova është treguar serioze në Samitin e Berlinit, i cili po ashtu tha se i është dhënë një shtytje edhe procesit të liberalizimit të vizave.

I pari i ekzekutivit, në një konferencë për medie, tha se Gjermania i dha një PO liberalizimit të vizave, për çka sipas tij, Kosova ka arritur një nivel të ri të marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë.

Haradinaj: I është dhënë një shtytje procesit të liberalizimit

“I kemi dhënë pra me këtë vizitë, me këtë komunikim të ri, me këtë nivel të ri të marrëdhënieve, shtytje përpara procesit të liberalizimit, pos pjesës sime politike, të vendimmarrjes, në Berlin qëndron një grup teknik, profesional dhe i cili vazhdon ende me punë dhe ballafaqim të të dhënave, për implementim të vendimit për liberalizim edhe vendimi i Gjermanisë, pra PO liberalizimit mendoj që do të jetë inkurajues për vendet tjera dhe për të hyrë në agjendë. Kosova e ka arrit një nivel të ri më të lartë të marrëdhënieve bilaterale me Gjermaninë të të gjitha temave që ndërlidhen”, tha Haradinaj.

Shefi i Qeverisë tha se në këtë takim është konfirmuar edhe një herë serioziteti i Kosovës në ‘punët e shtëpisë’, e po ashtu edhe serioziteti i Kosovës në agjendën integruese dhe në procesin e dialogut.

Tregoi nëse është folur për çështjen e shkëmbimit të territoreve.

Haradinaj: Këtë herë nuk ka vazhduar diskutimi i shkëmbimit të territoreve

“Samiti i Berlinit e ka mbyllur çështjen e formulave, ndërrimit të territoreve, kufijve. Kësaj here nuk ka vazhduar ende diskutimi i një teme të tillë, për shkak se nuk ekziston më tek asnjë palë serioze. Po kuptohet se është në interes vazhdimi i dialogut dhe gjetja e një zgjidhje për marrëveshje për njohje reciproke Kosovë-Serbi në kufijtë ekzistues. Sa i përket samitit të Parisit besoj që është një punë shumë paleshe. Mundem me iu siguruar që askush nuk e drejton gishtin ka Kosova, pra Kosova është treguar palë serioze në përgatitjet veta”, deklaroi Haradinaj.

Edhe pas këtij takimi, Haradinaj ka vazhduar të përsërisë që taksa mund të suspendohet ose të hiqet, vetëm në rastin kur ndodhë njohja reciproke. Në këtë takim, ai tha se janë dhënë shumë ide dhe çfarë do të ndodhte nëse do të suspendohej taksa.

Pavarësisht kësaj, Haradinaj tha se procesin e dialogut nuk do ta ndihmonte suspendimi i taksës.

Haradinaj: Suspendimi i taksës nuk e ndihmon procesin e dialogut

“Janë dy opsione që do të zgjidhet çështja e një marrëveshje për njohje reciproke Kosovë-Serbi. Është një vendim i madh, pra një konferencë që zgjat ndonjë ditë, derisa nuk arrihet marrëveshje, simbolika e Papës, derisa nuk del timi i bardhë. Në këtë rast Kosova është e gatshme që të suspendoj taksën disa ditë derisa të ndodhë një konferencë e tillë. Pra, një takim me marrëveshje, me dakordim dhe negociim për përmbyllje...atëherë edhe nëse e suspendojmë disa ditë kjo nuk ndihmon asgjë, për shkak se ai proces mund të jetë disa muaj, ose disa vjet dhe ne nëse e ndihmojmë disa ditë nuk e ndihmojmë procesin”, tha Haradinaj.

Sa i përket vizitës së presidentit Hashim Thaçi në Sllovaki, kreu i ekzekutivit tha se nuk ka qenë në dijeni për prezencën e Kosovës në forume të tilla. Theksoi se para takimit ka qenë e mundur të bëjnë konsulta ndërmjet veti.

Haradinaj: Nuk kemi ditur që do të ndodh prezenca e Kosovës në Bratislavë

“Jo, nuk kemi ditur që do të ndodh prezenca e Kosovës në Bratislavë ose në Sllovaki. Por është mirë që Kosova paraqitet, është në rregull. Kemi mundur me bërë konsulta. Është tepër me rëndësi të jemi me qëndrime të njëjta të mos lejoj dilema tek palët e tjera. Mendoj që është një kohë e tillë që Kosova po e formon qëndrimi ne vet tani më për një marrëveshje reciproke Kosovë Serbi në kufijtë ekzistues”, shtoi Haradinaj.

Haradinaj shtoi se taksa nuk është pengesë e dialogut. Sipas tij, Serbia nuk e ka gatishmërinë të kthehet në dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat