Në konferencën rajonale u kërkua që Serbia të kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë

Aktuale

Në konferencën rajonale u kërkua që Serbia të kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 17:52
Në konferencën rajonale u kërkua që Serbia të kërkojë falje për krimet e kryera në Kosovë

Në Kuvendin e Kosovës po zhvillohen punimet e Konferencës rajonale që organizohet nga Federata e Paqes Universale dhe Federata e Gruas për Paqe Botërore.

Fatmir Sejdiu, ish president i Kosovës, tha se tema e zgjedhur dhe qëllimi themelor i Federatës është që të shtrihet një aktivitet i dendur i gjithë punonjësve për paqe.

"Jemi në një rrugë që duhet ta ndërtojmë bashkë me qytetarët e Kosovës. Një nga pikat themelore të orientimit që ka pas Kosova është të gjendet një rehati shpirtërore reale për qytetarët e saj. Federata e paqes universale ka mision të ofrojë njerëzit e politikës e biznesit, komuniteteve fetare, gratë, rininë", tha Sejdiu.

E Binak Ulaj, kryetar i Federatës Universale për Paqe në Kosovë, tha se derisa Republika e Kosovës ka bashkëpunim me shtetet fqinje, bashkëpunimi me Serbinë është ende në prag rrjedhave integruese për shkak të mos gatishmërisë së krerëve të institucioneve të  Beogradit.

Sipas tij, Serbia duhet të kërkojnë falje për krimet e kryera në Kosovë e Bosnje.

Ai përmendi deklaratën e kryeministres serbe Ana Brnabiq e cila ka thënë se shqiptaret kanë zbritur nga mali.

"Deklarata të tilla dëshmojnë se në mendje dhe zemër i kanë ende projektet kundër shqiptare", tha ai.

Ai tha se të rinjtë shqiptarë nuk i karakterizon urrejtja ndaj serbëve, janë për bashkëjetesë.

Në ketë konferencë do të bëhet edhe emërimi i Ambasadorëve për Paqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat