“Mos i kanë bërë m’gji Presidentit” – Sot: “Vuçiq godet Thaçin në Sllovaki: Më ke premtuar se heqja e taksës është çështje ditësh”!

Aktuale

“Mos i kanë bërë m’gji Presidentit” – Sot: “Vuçiq godet Thaçin në Sllovaki: Më ke premtuar se heqja e taksës është çështje ditësh”!

Nga: N.H Më: 7 qershor 2019 Në ora: 18:04
Hashim Thaçi

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pas fjalimeve të mbajtura sot në Bratislavë, nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaç dhe ai serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka thënë “mos i kanë bërë m’gji presidentit”, teksa ka thënë se sot Vuciqi e goditi Thaçin duke i thënë se i ka premtuar heqjen e taksës brenda ditësh.

Zyrtari LDK-së i ka përmendur edhe ndryshimet e deklaratave nga ana e presidentit të Kosovës.

Ja shkrimi i tij:

MOS I KANË BËRË “M’GJI” PRESIDENTIT!

Sot: “Vuçiq godet Thaçin në Sllovaki: Më ke premtuar se heqja e taksës është çështje ditësh”!

Katër ditë më parë: “Presidenti Thaçi potencoi se dialogu duhet të vazhdojë pa kushtëzime dhe se tarifat duhet të mbeten në fuqi”!

Sot: “Ne do ta zbatojmë atë marrëveshje [Asociacionin] bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese”!

Me 30/05/2019: “Në asnjë rrethanë, nuk do të lejojmë as Asociacion as ekzekutiv, as kurrfarë ... zero. Ka qenë kohë ndryshe kur ka ndodhë, është premtuar njohja, s’ka ndodhur, le ta harrojnë, ajo punë është e vdekur”!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat