Vuçiq: Një vizitë e Trumpit në Serbi do të ishte ‘injeksion’ për të zgjidhur problemin me Kosovën

Aktuale

Vuçiq: Një vizitë e Trumpit në Serbi do të ishte ‘injeksion’ për të zgjidhur problemin me Kosovën

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 18:20
Donald Trump

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, sot në Bratisllavë është takuar edhe me senatorin amerikan, Rhon Jonson, të cilit i ka kërkuar edhe një herë që presidenti amerikan, Donald Trump, të vizitojë Beogradin.

Sipas kreut të shtetit serb, një vizitë e tillë do të ishte një ‘injeksion’, për të zgjidhur problemet në rajon, përfshirë këtu edhe problemin me Kosovën.

“Ka kaluar një kohë e gjatë që prej kur një president amerikan kishte qenë për vizitë në Beograd”, ka thënë Vuçiq para gazetarëve, shkruan ‘telegraf’.

Sipas tij një vizitë e Donald Trump në Serbi, do të bënte një ndryshim të madh sa i përket raporteve ndërmjet shteteve në rajon.

“Serbia është nëj vend i vogël, dhe nuk mund ti kërkojë presidentit amerikan që të angazhohet për Serbinë në baza javore apo ditore, por një vizitë e tillë do të ishte e rëndësishme dhe do të ishte një injeksion për raportet ndërmjet dy vendeve dhe për të zgjidhe problemet në rajon’, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq gjatë qëndrimit të tij në Bratisllavë ka takuar edhe diplomatin amerikan, Philip Ricker, me të cilin gjithashtu ka biseduar për problemet më të cilat po përballet rajoni, dhe veçanërisht për problemin Kosovë-Serbi.

Para këtyre vizitave, Vuçiq ka marrë pjesë në një panel bashkë me presidentin Thaçi, me të cilin kanë zhvilluar një debat të nxehtë, lidhur me problemet e hapura në mes dy vendeve.

Është diskutuar për marrëveshjen e Brukselit, përmbushjen e obligimeve, taksën dhe marrëveshjen finale që synohet të arrihet.

Presidenti amerikan në fillim të këtij viti kishte dërguar dy letra në drejtim të Thaçit dhe Vuçiqit, ku kishte kërkuar heqjen e taksës dhe kishte folur për një marrëveshje historike Kosovë-Serbi, që do të nënshrkuhej në Shtëpinë e Bardhë. Ndërkohë edhe presidenti Thaçi, vazhdimisht deklaron se pa përfshirjen e Amerikës, nuk mund të arrihet asgjë sa i përket dialogut me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat