Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq nuk ndahen, dalin pamje të reja

Aktuale

Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq nuk ndahen, dalin pamje të reja

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 18:25
Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq

Presidenti Hashim Thaçi dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuciq pasi kanë përfunduar diskutimet në panelin e Forumit “GlobSec”, kanë vazhduar diskutimet edhe jashtë tij.

Në një fotografi nga Bratisllava shihet Thaçi dhe Vuçiq, duke biseduar, derisa ndërmjet tyre shihet edhe baronesha, Catherine Ashton, e cila ishte ndërmjetësuese e marrëveshjes në vitin 2013.

Ajo më herët kishte kërkuar nga dy presidentët që të bëjnë më shumë për të arritur një marrëveshje ndërmjet dy shteteve.

Thaçi sot ishte në panel bashkë me Vuçiqin dhe me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ku diskutuan për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat