Fatmir Shurdhaj pas aderimit në AAK: Me Ramush Haradinajn në rresht!

Aktuale

Fatmir Shurdhaj pas aderimit në AAK: Me Ramush Haradinajn në rresht!

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 20:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ish-deputeti i PDK-së, Fatmir Shurdhaj është një nga zyrtarët që iu bashkuan subjektit të Haradinajt.

Shurdhaj tha se ai dhe kolegët e tjerë kanë qenë të pakënaqur me politikën e subjekteve tjera andaj edhe kanë vendosur që t’i bashkohen AAK-së.

“Idetë tona t’i japim kontribut në programin politik të Aleancës që të krijojmë politika publike në interes të qytetarëve të Kosovës. Krejt këta janë të subjekteve të ndryshme politike dhe janë të pakënaqur me politikën e subjekteve politike. Ne nuk kemi hyrë në Aleancë për inati të kerkujna”, tha ai.

“Neve na ka bashkuar besimi. Ne Besojmë në Ramush Haradinajn. Jemi me kryeministrin, i cili e ka krijuar Ushtrinë e Kosovës i cili e i ka qit tarifë Serbisë i cili po pengon ndarjen e Kosovës”.

Në këtë aderim janë përfshirë edhe 15 zyrtarë tjerë të partive LDK, PDK dhe Nisma nga Malisheva.

Ja çfarë shkruan Shurdhaj pas aderimit në AAK:

Me Ramush Haradinajn në Rresht!
Njeriun që dha djersën, mundin dhe gjakun për lirinë e Kosovës.
Me Kryeministrin që themeloi Ushtrinë e Kosovës.
Me Kryeministrin që i vendosi tarifën Serbisë.
Me Kryeministrin që nuk po lejon ndarjen e Kosovës.
Ramush në rresht me ty për Kosovën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat