Limaj: Me padurim po pres ndeshjen Kosovë- Mali i Zi

Aktuale

Limaj: Me padurim po pres ndeshjen Kosovë- Mali i Zi

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 21:28
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se me padurim po e pret fillimin e ndeshjes futbollistike mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Limaj ka shkruar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, që pret edhe sonte djemtë e Kosovës të na bëjnë krenar me paraqitjen e tyre. Ai iu ka uruar sukseseve lojtarëve të Kosovës në rrugën drejt “EURO 2020”. “Me padurim po pres fillimin e ndeshjes futbollistike mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Pres që edhe sonte djemtë tanë të na bëjnë krenarë me paraqitjen e tyre. Suksese djema në rrugën drejt “Euro 2020”! Forca Kosova! FL “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat