Djali i Nuredin Lushtakut e godet një këmbësor, 15 vjeçari dërgohet në QKUK

Aktuale

Djali i Nuredin Lushtakut e godet një këmbësor, 15 vjeçari dërgohet në QKUK

Më: 7 qershor 2019 Në ora: 22:11
Foto ilustrim

Djali i nënkryetarit të Skenderajt, Nuredin Lushtaku, i moshës së mitur, e ka goditur një këmbësor. Ai është sjell nga qendra e mjekësisë familjare në QKUK.

Se ky aksident ka ndodhur e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Mitrovicës.

“Sot me datën 07.06.2019 rreth orës 10:40, ne rrugën “18 Qershori” Skenderaj ka qenë një aksident trafiku me lëndime. Te involvuar ka qenë një motoçiklist dhe një këmbësor”, kanë thënë nga Policia.

Këmbësori i goditur është jashtë rrezikut për jetë, mirëpo është dashur që të sillet në QKUK për tretman.

“Viktima (këmbësori) ndihmën e parë e ka marrë në QKMF -Skenderaj, ku për tretman të mëtutjeshëm është dërguar në QKUK, dhe është jashtë rreziku për jetë”.

Në njoftim nuk thuhet asgjë për personin që e ka goditur këmbësorin.

Ndryshe burimet kanë thënë se djali i Lushtakut është rreth 15 vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat