Kosova në mes dy zjarresh: Një konflikt të ngrirë me Serbinë apo dorëzim të Veriut të Kosovës

Aktuale

Kosova në mes dy zjarresh: Një konflikt të ngrirë me Serbinë apo dorëzim të Veriut të Kosovës

Nga: H.O. Më: 8 qershor 2019 Në ora: 07:55
Arkiv

Veprimtari Fatmir Bajraj në një shkrim dërguar në redaksinë tonë, thotë se Kosova ka mbetur në mes dy zjarresh, në një konflikt të ngrirë me Serbinë armike, apo dorëzimin e Veriut të Kosovës, armikut shekullor serb.

Ai shkruan më tutje se që nga vdekja e Presidentit historik, Ibrahim Rugova, Serbia me aleatët e saj ia doli ta sabotoj lirinë dhe çlirimin e Kosovës, duke penguar kështu anëtarësimin në organizata ndërkombtare.

Shkrimi i plotë:

Dardania Antike-Kosova, n'mes dy zjarreve :

Konflikt të ngrirë me Serbinë armike, ose dorëzim të Veriut të Kosovës armikut shekullor, serb !

Pas ikjës n'amshim të Presidentit historik Rugova, Serbia bashkë me aleatët e saj n'Bashkësinë Nderkombëtare n'krye me Rusinë e Putinit, i'a doli t'a sabotoj lirinë & çlirimin e Kosovës së 12 Qeshorit 99, duke pënguar efektivisht anëtarësimin e saj n'mekanizmat ndërkombëtar dhe në vetë OKB, pa lënë anash, as organizatat rajonale e kontinentale, ku zëri i Rusisë dhe aletëve tjerë historik të Serbisë është me peshë dhe domethënës.

Dorën n'zëmër,

Serbia asnjëherë nuk ka que duartë prej Kosovës, edhe atëherë kur u dëbua e detyrua të terhiqët nga teritori i saj, pas  kapitulimit ushtarak në Marveshjën Tekniko-Ushtarake të Kumanoves : NATO vs UJ ,e 10 Qeshor 99.

Invadimin e trupave të NATO-së, alias KFOR-it në Kosovën e çliruar pas 87 ditë të sulmeve ajrore mbi Serbinë dhe caqet ushtarake serbe n'Kosovë, e quajti agresion të Përendimit dhe Aleancës Verio-Atlantike n'krye me SHBA-të, siq thon ata : mbi një shtet sovran dhe të pavarur dhe duke shkelë të drejtën nderkombëtare.

Pra , sipas Serbisë, Rusisë, Kinës dhe aleatëve t'saj në Bashkësinë Nderkombëtare ; nderhyrja ushtarake dhe invadimi i NATO-së në teritorin e Kosovës, të cilën ata e shohin si pjesë intergrale të Serbisë suksesive të ish Jugosllavisë së KAQKJ-së, janë presedan, agresion dhe n'shkelje të së Drejtës Nderkombëtare, andaj si rezultantë e gjithë kësaj, pasoj Rezoluta 1244 e KS të OKB-së që në njëfarë mënyre, ruanë sovranitetin shtetëror të një shteti tanimë të zh'bërë (ish RSFJ), por edhe nuk mohon të drejtën e Kosovës për vetvendosje pas një periudhe tranzitore 3 vjeqare...!

Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, mollë sherri n'mes të Perendimit dhe Rusisë, e reflektuar edhe n'mes të Serbisë e Kosovës.

- Kjo Rezolutë, nuk mund të ndryshohet pa pelqimin e Rusisë & Kinës,  dy nga pesë anëtarët e rregullta të KS së OKB-së, interesat gjeo-politike dhe gjeo-strategjike të cilave korrespodojnë me ato respektive n'vendet e tyre dhe përrreth tyre...!

Probleme këto, të botës bi-polare dhe të poltikës së madhe & komlekse...!

Serbia hegjemoniste & gjenocidale, shkakëtare e tri luftërave t'përgjakshme n'ish Jugosllavi (Kroaci, Bosnjë & Kosovë), për faktin se interesat bi-polare të planetit, gërshetohen n'Ballkanin Përndimor të Europës e cila ende nuk i'a ka dal t'a kurorëzoj Unionin në një Europë të Bashkuar, sikur është dhe trajtohet si e përkdhelura e Bashkësisë Nderkombëtare, në vned që të ishte e ndeshkuara e saj për krimet dhe gjenocidin mbi Kosovën dhe të tjerët...!

-Zatën, i lejohet dhe tolerohet që në preambulën e Kushtetutës së saj, të figuron Kosova si pjesë integrale e Serbisë unike dhe e "pushtuar përkohësisht", ku Institucionet e Republikës ë Kosovës, i quan : "Organe të përkohëshme qeverisëse", përkundër faktit se Kosova , tanimë është e pavarur dhe e njohur nderkombtarisht nga mbi 110 shtete anë e kënd globit, duke përfshi edhe vendet ma të fuqishme të planetit n'krye me SHBA-të.

Pra ky pozicion privilegjues dhe trajtim perkdhelës ndaj Serbisë gjakatare, sikur ka shtuar apetitet & orekset e saj për ri-kthim të mundshëm në Kosovën e lirë e t'pavarur permes  tryezës së negociatave maratonike e t'pafund deri në cenimin e integritetit & sovranitetit shtetëror të Republikës së Kosovës, ose së paku ; pamundësimin e ecjes së saj, lirshëm dhe papengueshëm drejt proceseve integruese, Euro-Atlantike...!

A gjeti Serbia armike në Kosovën e lirë e t'pavarur ; puthadorë, servil dhe renegat shqipë-folës përmes të cilëve perqonë & percjellë prore interesin e saj pushtues e armiqësor mbi Kosovën ?

Padyshim dhe fatkeqësiht, përgjigja është pozitive, ngase pa të tillët, gjasat e armikut, për t'a sabotuar e luftuar shtetësinë e Kosovës, do ishin kurrfare, për t'mos thënë zero(0) !

Zatën, idetë e "presidentit" të Kosovës, Z. Hashim Thaqi, për një marveshje me Serbinë, duke e kthye n'tavolinë statusin e Kosovës n'kundershtim me t'gjitha të arriturat dhe vetë parimet e Qendrave të Vendosjës, në njërën anë, dhe kerkesa e Kryemnistrit Haradinaj për një Konferencë Nderkombëtare për Kosovën, janë në sinkron dhe qojnë ujë n'mulli t'armikut tonë shekullor.

Në këtë pikë ; konvergojnë e korespodojnë edhe politika serbe dhe diskursi i saj publik, deri tek deklarata e Ministrit të Punëve të Jashtme të Serbis, z. Ivica Daqiq me kërcnimin se Kosova nuk do të lejohet të shtrijë sovranitetin në Veri të saj...!

Bashkësia Nderkombëtare në vend të reagimit, ka zgjedhë heshtjën e frikshme për Kosovën dhe shqiptarët, kur kihet parasysh momentumi që imponon dialogun, dhe ky i fundit e ka "kurban" serish Kosovën dhe integritetin & sovranitetin e saj, duke u kerkue kompromis i radhës n'kurriz të Kosovës, deri atëherë sa shtetësia e saj vihet n'pikëpytje, përkundër faktit se Serbia nuk e njeh Kosovën shtet sovran dhe t'pavarur asnjëherë, dhe qellim t'vetëm ka :

Kthimin n'pikën zero !

Cilën nga këto dy "t'mira" (fatkeqësi), do duhej t'zgjidhnin shqiptarët, alias qytetarët shumicë të Kosovës ?

M'a thot bindja ime fuqishëm, nga dy fatkeqësi,duhet t'zgjedhim atë ma t'voglën :

- Konfliktin e ngrirë me Serbinë, edhe pse është padyshim, fatkeqësi, derisa ;

- Dorëzimi i Veriut të Kosovës Serbisë armike, është fatkeqësi-tragjike për kombin dhe shtetësinë e Kosovës.

 

Binarët në t'cilët ishte qeshtja nacional-shtetërore e Dardanisë Antike-Kosovës së Presidentit hitorik Rugova, pas ikjës së Tij n'amshim, nuk është më...!

Tanimë, jemi n'kohë tjera ; n'kohë kolaborimi me armikun, i cili u kujdes që n'piramidën shtetërore të Republikës së Kosovës, të kemi argatë & renegatë të tyre shqip-folës (PAN-i) dhe vetë Listën Srpska të Vuqiqit...!

Idealja :

Por, rrugëtimi ynë nuk është krejtë i pashpresë, dhe këtë shpresë duhet t'a kthejm në një synim objektiv duke larguar njëherë e mirë nga shtetkapja dhe hyzmeti armikut, PAN-in dhe Listën Srpska me masën kritike & ngritjën e ndergjegjës nacionale, veti këto të popujve me traditë e histori t'bujshme...!

Dua t'besoj se shqiptarët si popull, jemi nga të tillët...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat