Konkurse vetëm për militantë, prinë komuna e udhëhequr nga Nisma

Aktuale

Konkurse vetëm për militantë, prinë komuna e udhëhequr nga Nisma

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 08:31
Ilustrim

Pothuajse të gjitha institucionet qendrore, lokale, por edhe ato të pavarura janë mbushur me punëtorë me kontrata mbi vepër, të cilët janë punësuar nëpër institucione pa përfillur asnjë procedurë të rekrutimit të paraparë me ligj.

Vetëm gjatë vitit që lamë pas në këtë formë Komuna e Malishevës kishte angazhuar 66 punëtorë, ajo e Mitrovicës 46 punëtorë, Komuna e Obiliqit 34 punëtorë, Komuna e Skenderajt 19 punëtorë, Ministria e Punëve të Brendshme 11 punëtorë.

Numri i të punësuarve me kontrata mbi vepër nëpër institucionet e shtetit po vazhdon të rritet nga dita në ditë. Pa përfillur asnjë procedurë të prokurimit të paraparë me ligj pothuajse në të gjitha institucionet qendrore, lokale, por edhe në ato të pavarura në vend po shtohet numri i punëtorëve në këtë formë. Në raportet e Auditorit shihet qartë se në pjesën dërrmuese të komunave, të ministrive, por edhe nëpër agjenci të pavarura është punësuar një numër i madh i punëtorëve.

Në raportin e Auditorit thuhet se Komuna e Malishevës gjatë vitit kishte angazhuar 65 punonjës përmes MSHV-ve, por që në kontrata nuk ishte e specifikuar se në cilën bazë ligjore ishin thirrur gjatë hartimit të kontratave. Prej tyre 53 persona të njëjtë ishin angazhuar dy herë brenda vitit, pra në njëfarë forme këto kontrata vetëm ishin vazhduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat