Vuçiq sot flet me Merkelin për Kosovën, a po e pezullon Haradinaj taksën?

Aktuale

Vuçiq sot flet me Merkelin për Kosovën, a po e pezullon Haradinaj taksën?

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 08:50
Aleksander Vucic/ Angela Merkel

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq njoftoi se sot do të ketë një telefonatë me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Vuçiq po ashtu ka njoftuar se temë kryesore e kësaj bisede telefonike do të jetë problemi midis Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti serb e bëri të ditur këtë dje para gazetarëve në Bratislavë ku mori pjesë në forumin GLOBSEC.

Aty Vuçiq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi patën një përplasje të ashpër sa i përket raporteve Kosovë – Serbi dhe gjithashtu mos-implementimit të marrëveshjeve të arritura nga ana e Beogradit.

“Cila mund të jetë tema e bisedës? Kosova, natyrisht. Po kërkoj gjithashtu mbështetje nga Gjermania për investime shtesë, por natyrisht që tema do të jetë Kosova dhe Metohia”, tha Vuçiq.

Vlen të theksohet gjithashtu se kancelarja gjermane, Angela Merkel ka pritur në takim këto ditë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili nuk ka ndalur së lartësuari rolin e Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor.

Haradinaj madje është shprehur i gatshëm për pezullimin e taksës nëse Serbia tregon qëndrim konstruktiv në dialog me Kosovën.

Nuk dihet nëse kjo telefonatë e Vuçiqit me Merkelin do të pezullojë edhe taksën 100 për qind të Kosovës ndaj Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat