Haradinaj prezanton mazin e tij, thotë se vitin tjetër do të kushtojë 30 mijë euro

Aktuale

Haradinaj prezanton mazin e tij, thotë se vitin tjetër do të kushtojë 30 mijë euro

Më: 8 qershor 2019 Në ora: 13:46
Haradinaj

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili është edhe politikan dhe mban pozitë publike në Komunën e Deçanit, pritet ta zgjerojë aktivitetin e tij edhe në një veprimtari: atë të kultivuesit të kafshëve.

Pasi e deklaroi si pasuri të luajtshme mazin e tij të vogël, të cilit i vendosi vlerën e 3 mijë eurove, tash Haradinaj do ta zgjerojë aktivitetin e tij si kultivues kafshësh.

Ai ka premtuar se deri në vitin e ardhshëm do të ketë në pronësi edhe një “tarak” (dem), i cili sipas tij, do të ketë vlerë adekuate.

Haradinaj po ashtu ka deklaruar se mazi të cilin e ka paraqitur në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, vitin tjetër do ta kapë vlerën e 30 mijë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat