Erat: Vuçiqit i mbetet të vendos çka është interesi i Serbisë

Aktuale

Erat: Vuçiqit i mbetet të vendos çka është interesi i Serbisë

Nga: F. B. Më: 8 qershor 2019 Në ora: 14:04
Xhon Erat

Zëvendës-drejtori për Evropë dhe Rusi në Këshillin Kombëtar për Siguri kombëtare Xhon Erat, ka theksuar se i mbetet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që të vendos çka është interesi i Serbisë kur bëhet fjalë për Kosovën dhe shtoi se ShBA janë të gatshme që të marrin pjesë në Konferencën e Parisit, por ende nuk është përcaktuar, shkruan “Politika”, përcjell “Bota Sot” .

Erat në intervistën për “Zërin e Amerikës” ka thënë se “me Serbinë bashkëpunon me vite” dhe se “mendoj se mund të mbështetet në te”.

“Në presidentin Vuçiq është që të vendos çka është interesi i Serbisë. Mendoj se e kupton dobitë me rëndësi që sjell vazhdimi i procesit të bashkëngjitjes së Serbisë BE-së dhe të mirat, që ajo iu ka sjell vendeve dhe shteteve fqinje. Po ashtu mendoj se e kupton se ajo formë e integrimit është në dobi të qytetarëve të Serbisë”, ka thënë Erat.

Ai ka shtuar se “në Vuçiqin mbetet që të baraspeshoj atë me raportin që ndërton me Rusinë dhe të tjerët”.

“Çështja thelbësore dhe shkaku që që kam këtë shpresë është se është në interesin e Serbisë që të jetë e aftë që të zgjidh çështjen e Kosovës dhe të vendos raporte të mira fqinjësore. Presidenti Vuçiq këtë e ka thënë edhe në parlamentin shtetëror para ca jave dhe mendoj se mund të mbështetemi në atë se kupton ku mund të përfitojnë qeveritë e Beogradit dhe Prishtinës mbetet të vendosin çfarë duan të bëjnë me kufijtë e vetë”, ka thënë diplomati amerikan.

Ai nënvizoi se “nuk mund të ndryshohen kufijtë pa pajtimin e njerëzve që preken nga ajo”.

Erat theksoi se në rast të marrëveshjes mes Beogradit dhe Prishtinës për ndryshimin e kufirit ekzistues administrativ të Kosovës nuk sheh skenar real.

Për ndarje të Kosovës, gjë që ishte aktuale në vitin 2007 gjatë procesit Atisari, ai thotë se ishte dhe ka mbetur marrëzi.

„Pozicioni yen nëse e thjeshtësoi është se jemi me çdo lloj marrëveshje që arrihet nga palët. Qëllimi është që të arrihet marrëveshje që të normalizohen raportet. Gjermanët këtë e shohin më ndryshe, por në fund të fundit kjo është e njëjta gjë sepse - nuk shoh si mundet në kuptimin praktik të ndodhë shkëmbim i madh territorial që do jetë i pranueshëm për të dy palët. Dhe kjo është thelbësore. ShBA mbështesin parimet e OSBE-së, duke përfshirë edhe integritetin territorial”, ka thënë Erat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat