Kush qëndron prapa atentatit për vrasjen e Ibrahim Rugovës? Thaçit i kërkohet të deklarohet për thirrjet për likuidim të presidentit Rugova

Aktuale

Kush qëndron prapa atentatit për vrasjen e Ibrahim Rugovës? Thaçit i kërkohet të deklarohet për thirrjet për likuidim të presidentit Rugova

Nga: N.H Më: 8 qershor 2019 Në ora: 19:52
Hashim Thaçi

Prof. Dr. Binak Maxharraj, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, i është drejtuar presidentit Thaçi, që të flas lidhur me deklaratat për likuidimin e presidentit Rugova.

Ai thotë se gjatë e pasluftës janë bërë disa atentate për likuidimin e presidentit Ibrahim Rugova, por që fatmirësisht ky i fundit ka shpëtuar.

Mes tjerash, profesori i njohur ka pyetur se a duhet të lëshohen deklarata të tilla edhe për presidentin aktual, për takimet e tij me krerët serbë.

Ja shkrimi i tij:

Deklarata e Hashim Thaçit për thirrje likuidim të presidentit Ibrahim Rugova gjatë luftës?!

Deklaratë që kishte për qellim likuidimin e presidentit Ibrahim Rugova qe dhunshëm u taku me Millosheviqin.

Për këtë Hashim Thaçi thotë nga shtabi i Rognerit si Ibrahim Rugova do te dënohet rend, qe i bije se edhe duhet, apo mund te vritet.

Gjatë e pas luftës janë bërë disa atentate për likuidimin e presidentit Ibrahim Rugova ,por dashtë zoti ai iu ka shpëtuar të gjithave. Se kush qëndron pas këtyre atentateve është më së miri të deklarohet vetë Hashim Thaçi.

Por,ky njeri sot takohet natën e ditën,për errësirë dhe dritë me zëvendësin e Miloshqviqit Ivica Daçiqin dhe Aleksandër Vuçiqin.

A mos duhet qe dikush ta lëshoi një deklaratë të këtillë edhe për Hashim Thaçin i cili po takohet më më Vuçiqin dhe Daçiqin,njesoi si me Millosheviqin po te ishte gjallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat