Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë - Bota Sot
Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Aktuale

Ja çka pritet të ndodhë sot në Kosovë

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 07:32
Ilustrim

FPPK në bashkëpunim me klubin e pingpongut Lidhja e Prizrenit, organizojnë Turneun e seniorëve “Lidhja e Prizrenit”. (Salla “Sezai Surroi”, ora 10:00)

Mesha e Shenjtë dhe krezmimi në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, ku merr pjesë Sekretari i Shtetit të Vatikanit do ta vizitojë Kosovën, Kardinali Pietro Parolin. (Ora 11:00)

Me rastin e një vjetorit të vdekjes së legjendës së futbollit Fadil Vokrri, behën homazhe tek varri i tij. (Varrezat e qytetit të Prishtinës në Dragodan, ora 11:00)
Zhvillohet pritja solemne në nder të Kardinalit në Qendrën “BogdaniPolis”, ku merr pjesë Sekretari i Shtetit të Vatikanit do ta vizitojë Kosovën, Kardinali Pietro Parolin. (Ora 12:30)

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli mban konferencë. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 13:00)

Mbahet aktiviteti kryesor i Festivalit “Bunarfest”,  gara e lëshimit me goma. (Pranë Urës së Gurit, ora 14:00)
Mbahet Mesha e Shenjtë dhe rishugurimi i Katedrales Zoja Ndihmëtare në Prizren, ku merr pjesë Sekretari i Shtetit të Vatikanit do ta vizitojë Kosovën, Kardinali Pietro Parolin. (Ora 18:00)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...