Nga “avulluan” 56 milionët e deputetes?

Aktuale

Nga “avulluan” 56 milionët e deputetes?

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 09:08
Lista Serbe

Deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit e kanë bërë edhe deputetët serbë.

E  pasuria e tyre nuk del të jetë edhe e vogël.

Deputetja  nga Lista Serbe, Jelena Bontiq, është njëra nga deputetet më të pasura.

Ajo në dy llogari të ndara bankare numëron hiq më pak se 76 mijë e 676 euro.

Përveç kësaj, Bontiq posedon edhe një banesë rreth 40 metra katrorë në vlerë 20 mijë euro.

Image

Derisa ka deklaruar se ka kredi rreth 10 mijë euro, 5 mijë prej të cilave thotë se është kredi e marrë nga bashkëshorti.

Mirëpo vitin e kaluar deputetja serbe kishte deklaruar se në llogari bankare ka të depozituara 56 milionë e 22 mijë euro.

Me një llogaritje të thjeshtë i bie se për një vit Bontiq ka “humbur” 55 milionë e 952 mijë euro. 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat