Kryeministri Haradinaj kujton kapitullimin e Millosheviqit

Aktuale

Kryeministri Haradinaj kujton kapitullimin e Millosheviqit

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 11:28
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar marrëveshjen e para 20 vitesh që u nënshkrua në Kumanovë, marrëveshje kjo e cila kapitulloi Millosheviqin.

Ai ka kujtuar edhe burrat dhe gratë e shteteve anëtare të NATO-s që u rreshtuan kundër gjenocidit dhe për lirinë.

Postimi i plotë:

Sot, 20 vjet më parë në Kumanovë u nënshkrua marrëveshja e cila përfundimisht i dha vulën të drejtës tonë për të jetuar në liri. Kjo marrëveshje e kapitullimit të Millosheviqit ndali vazhdimin e gjenocidit, agresionit dhe spastrimit etnik. NATO në këtë triumf të përbashkët me popullin e Kosovës përcaktoi se e drejta e njerëzve tanë për të thyer okupimin është e drejtë njerëzore.
Sot kujtojmë me respekt të gjithë ata që ranë për të ndërtuar themelet e të drejtës që na takonte. Kujtojmë burrat dhe gratë e shteteve anëtare të NATO-s që u rreshtuan kundër gjenocidit dhe për lirinë, një rreshtim fisnik e sublim jo vetëm për popullin e Kosovës por për tërë njerëzimin!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat