Limaj kujton Vokrrin, e quan ikonë dhe embleme të futbollit shqiptar

Aktuale

Limaj kujton Vokrrin, e quan ikonë dhe embleme të futbollit shqiptar

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 11:31
Limaj ka thënë se ai ishte një prej futbollistëve më të shquar shqiptar.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar një vjetorin e vdekjes se legjendës dhe ish kryetarit të FFK-së, Fadil Vokrri.

Limaj ka thënë se ai ishte një prej futbollistëve më të shquar shqiptar.

Kryetari i Nismës e ka quajtur ikonë Vokrrin, duke thënë se vdekja e hershme e tij ishte humbje e madhe për shtetin e Kosovës.

“Me paraqitjet e tij në fushat e blerta, Vokrri u solli momente të lumtura qytetarëve tanë dhe u bë burim frymëzimi për sportistët në vitet e 80-ta”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Si kryetar i FFK-së, Vokrri, sipas Limajt, ishte më meritori për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

“Kapiten, në njëvjetorin e shkuarjes tënde në amshim, djemtë e Kosovës po na bëjnë krenar me paraqitjet dhe rezultatet në futboll”, ka shkruar Limaj.

Një vit pa legjendën dhe emblemën e futbollit shqiptar

Sot bëhet një vit nga vdekja e një prej futbollistëve më të shquar shqiptarë, Fadil Vokrri.

Vdekja e hershme e ikonës sonë ishte humbje e madhe për sportin dhe shtetin e Kosovës.

Me paraqitjet e tij në fushat e blerta, Vokrri u solli momente të lumtura qytetarëve tanë dhe u bë burim frymëzimi për sportistët në vitet e 80-ta

Si kryetar i FFK-së, Vokrri ishte më meritori për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA.

Kapiten, në njëvjetorin e shkuarjes tënde në amshi, djemtë e Kosovës po na bëjnë krenarë me paraqitjet dhe rezultatet në futboll.

FL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat