Jeremiç: Nuk ka operacion Paris, Vuçiq të bëhet më serioz dhe të paraqes platformën për Kosovën

Aktuale

Jeremiç: Nuk ka operacion Paris, Vuçiq të bëhet më serioz dhe të paraqes platformën për Kosovën

Nga: F.B Më: 9 qershor 2019 Në ora: 11:40
Vuk Jeremiç

Presidenti i Partisë Popullore Vuk Jeremiç ka deklaruar se takimi ndërkombëtar për Kosovën në Paris nuk do të jetë shumë më ndryshe se ai në Berlin sepse ende nuk ka mjaftueshëm faktor thelbësor ndërkombëtar dhe përputhje të interesave të tyre të domosdoshëm në mënyrë që në konferencë të arrihet ndonjë depërtim substancial, shkruan “Beta”, përcjell “Bota Sot”.

"Regjimi serb nuk përmend asnjë ‘operacion Paris’ që realisht nuk ekziston. Kjo është vetëm vazhdim i raportit sharlatan i presidentit të Serbisë dhe SNS Vuçiq dhe mediokriteteve të tij oborrtar ndaj çështjes më të rëndësishme kombëtare edhe shtetërore, si çdo gjë tjetër tentojnë të shfrytëzojnë në qëllime propaganduese ", ka thënë Jeremiç në deklaratën e shkruar.

Ai ka ftuar Vuçiqin që përfundimisht të “bëhet me serioz” dhe të krijoj platformën për bisedime me Prishtinën e cila duhet të bazohet në Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, në vend që për çdo ditë të raportoj opinionit për disponimin e tij, nëse është i hidhëruar, fiksuar apo zhgënjyer...thuhet në kumtesë.

Pala shqiptare ka krijuar një platformë të fortë edhe maksimaliste, sepse ashtu fillojnë bisedimet. Pala jonë këtë nuk e ka bëtë, ne nuk kemi platformë të qartë, as drejtim të qartë të ofruara atyre që në emër të Serbisë duhet të bisedojnë me shqiptarët e Kosovës. Duhet të niset nga platforma e Beogradit për bisedime", tha Jeremiç.

Ai ka theksuar se para bisedimeve ndërkombëtare rreth statusit të Kosovës duhet të arrihet marrëveshje qëllim që në krahinë të mund të jetohet normalisht pa ngarkesë se çfarë ka ndodhur në të shkuarën.

"Na duhen marrëveshje rreth asaj se cila pasuri është private e cila shtetërore, është e domosdoshme që të sigurohet siguria elementare për të gjithë banorët e asaj pjese të Serbisë para s gjithave serbëve, që janë të rrezikuar. Është e nevojsme marrëveshja për ekonomi që do funksionoj si treg i lirë..edhe shumë çështje tjera që mundësojnë jetë normale. Në qendër të përpjekjeve përmes dialogut të zgjidhen këto çështje", ka shtuar Jeremiç kumton Partia Popullore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat