Historia e gruas së kthyer nga Siria – Si e mashtroi bashkëshorti i saj?

Aktuale

Historia e gruas së kthyer nga Siria – Si e mashtroi bashkëshorti i saj?

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 12:38
Te kthyerit nga Siria

Në muajin prill 110 shtetas, shumica gra dhe fëmijë, u kthyen nga kampet siriane në Kosovë.

Mediumi i njohur botëror “Al Jazeera” ka intervistuar disa nga gratë e kthyera.

Laura Hyseni, nënë e katër fëmijëve, ishte gjashtë vjeç kur përjetoi luftën e Kosovës në vitin 1999.

15 vite më vonë, ajo e gjeti vetën në një luftë tjetër por kësaj radhe me mijëra kilometra më larg.

Sot, ajo është 25 vjeçare dhe po mbahet nën arrest shtëpiak për tre muaj në shtëpinë e prindërve në Ferizaj.

Hyseni arriti që më vështirësi t’i mbijetoi luftës në Baghouz. Vajza e saj ende ka plagë që kishte marrë nga shpërthimet në qytetin sirian.

Ajo kishte udhëtuar në Siri në vitin 2014 me bashkëshortin e saj dhe dy djemtë e saj. Tre muaj pasi kishte arritur, bashkëshorti i saj ishte vrarë në Aleppo.

25 vjeçarja ishte detyruar të martohej me një luftëtar tjetër shqiptar, me të cilin kishte një vajzë.

Por nuk kishte shkuar shumë kohë, edhe bashkëshorti i ri ishte vrarë. Prandaj, ajo ishte detyruar që të martohej për herë të tretë.

Edhe në martesën e tretë ajo kishte lindur një vajzë. Bashkëshorti i tretë është në burgjet e Sirisë.

“Është një storie e gjatë dhe e dhimbshme. Nuk e di nga të ja fillojë. Nuk e kisha imagjinuar kurrë (që do të shkonte në Siri)”, tha ajo.

“Ishte një ëndërr, ne nuk mund të besonim”, tha ajo për momentin kur e kishin kuptuar që po ktheheshin në Kosovë.

Edhe pse është e lumtur që është kthyer, ajo nuk dëshiron që të identifikohet si terroriste.

“Unë nuk jam terroriste. Fëmijët e mi dhe unë jemi viktima.”, tha ajo.

Një nga të afërmit e Hysenit, i ka thënë Al Jazeeras se bashkëshorti i saj, Lauran duke i thënë se po shkonin në pushime në Turqi kishte planifikuar të shkonte në Siri.

Të njëjtën gënjeshtër ia kishte treguar edhe bashkëshorti i Kimete Krasniqi.

Krasniqi është njëra nga gratë e kthyera nga kampet e Sirisë.

Njëra nga psikiatërit e caktuara që të merret me të kthyerit nga Siria, Valbona Tafilaj ka folur për gjendjen e të kthyerve.

“Nga seancat fillestare të psikoterapisë që kemi bërë me fëmijët dhe gratë, natyrisht që ju mund të shihni qartë shenjat e PTSD ( Çrregullim i stresit Post traumatik).”, tha ajo.

Një grup prej 32 grave është nën hetime. Gjyqi për këto gra do të mbahet në muajin e ardhshëm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat