Deputeti që për shkollim hyri në kredi 30 vjeçare

Aktuale

Deputeti që për shkollim hyri në kredi 30 vjeçare

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 12:46
Kuvendi i Kosoves

Agjencia kundër Korrupsionit ka përfunduar publikimin e deklarimeve të pasurisë së zyrtarëve publik.

Deklarimi i pasurisë së Kosovës është obligim për të gjithë zyrtarët.

Këtij obligimi i është përgjigjur edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu.

Sejdiu ka deklaruar se për shkollim ka marrë kredi  47 mijë e 500 euro, me kohëzgjatje për 30 vite. Edhe pse nuk dihet se kur është marrë kjo kredi dhe në cilin vit do të përfundojë.

Me të njëjtën kohëzgjatje, në kredi prej 22 mijë e 740 eurosh është edhe gruaja e tij.

Ndër të tjera, Sejdiu ka deklaruar si pronë të përbashkët një banesë 167 metra katrorë, në vlerë prej 170 mijë eurosh dhe  një shtëpi me truall në vlerë prej 250 mijë eurosh.

Në pronësi, deputeti ka dhe një veturë BMX X5, në vlerë 18 mijë euro, derisa është edhe bashkë aksionar në Shoqërinë e Avokatëve “Sejdiu dhe Qerkini”, shoqëri kjo me kapital 175 mijë eurosh. 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat