Berisha kujton kapitullimin e Milloshoviqit, “thumbon” Thaçin

Aktuale

Berisha kujton kapitullimin e Milloshoviqit, “thumbon” Thaçin

Nga: A.M. Më: 9 qershor 2019 Në ora: 13:02
Hashim Thaçi, Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në 20 vjetorin e kapitullimit të kasapit të Ballkanit, Sllabodan Milloshoviqi, i cili u dorëzu pas sulmeve të NATO-s.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo është një ditë e madhe për Ballkanin sepse varrosi një herë e përgjithmone Serbinë e Madhe, si dhe ka “mallkuar” që turpi i historisë t`i mbulojë të gjithë ata që në   “Beograd dhe argatët e tyre në Tirane dhe Prishtine shëtisin ende me fantazmën e Serbomadhisë”.

Postimi i plotë:

Sot dite e madhe ne historine e kombit shqiptar, NATO-s, Ballkanit dhe mbare Europes!


Miq, si sot 20 vjet me pare Kasapi i Ballkanit, Sllobodan pas sulmeve ajrore tre mujore te NATO-s firmosi ne Kumanove kapitullimin e tij.

Kjo ishte nje dite e madhe per kombin shqiptar sepse shenoi fundin e genocidit, segregacionit, barbarive te pushtimit te eger serb te Kosoves.
Kjo eshte nje dite e madhe per Aleancen e Atllantikut te Veriut sepse me 9 qershor 1999 kjo aleance firmosi fitoren e saj te pare historike ne mbrojtje te lirive dhe te drejtave njerezore te qytetareve qe perballeshin me operacionet shfarrosese te pushtuesit barbar serb.

Kjo esht nje dite e madhe per Ballkanin sepse varrosi nje here e pergjithmone Serbine e Madhe, e cila qe nga krijimi e deri me 9 qershor te vitit 1999 vrau, masakroi dhe shfarrosi me se paku nje milione shqiptar. Fundi i saj u firmos pikerisht ne Kumanove ne treven shqiptare ku barbaret do nisin betejat per krijimin e Serbise se madhe duke shfarrosur ne dy luftrat ballkanike me genocidin e tyre se paku 500 mije shqiptar.

Turpi i historise i mbulofte te gjithe ata qe ne Beograd dhe argatet e tyre ne Tirane dhe Prishtine shetisin ende me fantazmen e Serbomadhise.

Kjo eshte nje dite e madhe per mbare Europen dhe boten perendimore sepse me çlirimin e Kosoves u fshi nga harta kolonia e fundit ne kontinentin tone.

Me kete rast ju ftoj te dashur miq te perulemi me nderimin me te madh para te gjithe atyre qe luftuan dhe rane per t’u bere te pavdekshem per Kosoven e lire dhe te pavarur.

Ju ftoj gjithashtu te shprehim sot mirenjohjen tone me te pakufishme ndaj Aleances se Atllantikut te Veriut, SHBA vendi udheheqes i kesaj aleance dhe te gjitha vendeve anetare per çlirimin e Kosoves nga pushtimi i eger! sb

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat