Ambasadorja Lama kujton kapitullimin e Millosheviqit

Aktuale

Ambasadorja Lama kujton kapitullimin e Millosheviqit

Nga: D.RR Më: 9 qershor 2019 Në ora: 13:04
Alma Lama

Ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, ka kujtuar 20 vjetorin e kapitullimit të Serbisë, respektivisht atë të Millosheviqit nga NATO-ja, përcjellë “Bota sot”.

Ajo shkruan në Facebook se edhe sot pas 20 vitesh, Serbia nuk ka hequr ende dorë nga planet dhe projekte e saj për të copëtuar Kosovën, mirëpo sipas saj, ky plan do t’i dështojë dhe është vetëm çështje kohe.

Postimi i plotë:

Si sot 20 vjet më parë, pas 78 ditë bombardimesh, Serbia kapitulloi dhe u detyrua të nënshkruajë marrëveshjen e paqes në Kumanovë, (Marrëveshja Tekniko-Ushtarake). NATO e mposhti përfundimisht regjimin e Millosheviqit dhe e çliroi Kosovën nga pushtim njëshekullor.

20 vjet më pas, Serbia nuk ka hequr ende dorë nga planet dhe projekte e saj për të copëtuar Kosovën dhe marrë një pjesë të territorit të saj.
Do t’i dështojë edhe ky plan, është çështje kohe.

Respekt dhe mirënjohje për NATO-n dhe botën demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat